Nga protesta e opozitës, bilanci: 3 të vdekur dhe qindra te plagusr

Berisha: Banditë e kriminelë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë

 

Konferencë shtypi e kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të demonstratave të dhunshme të organizuara nga partia Socialiste.

 

Rreth orës 19.30 minuta në selinë e kryeministrisë Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp në të cilën shprehu qëndrimin e tij e të Qeverisë shqiptare për protestat e dhunshme të socialistëve. “Sot ju dhe mbarë miqtë e Shqipërisë kudo në botë panë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Evdin Kristaq Ramës, djalit të ish-ministrit të regjimit të shtetit të diktaturës, të masakrës së Shkodrës, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, projektuesit të një akti kriminal. Këta banditë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar në bazë të skenarit të përgatitur ditë më parë nga Edvin Kristaq Rama.

Grupe banditësh, trafikantë e terroristë, jo më shumë se 200-300 vetë për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, për t’i vënë asaj zjarrin dhe të kështu të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte që me çdo kusht të merrnin kryeministrinë, që me çdo kusht të marrin parlamentin dhe ministritë. Në këtë përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë, përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto binë mbi liderin socialist.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Theksoj se nga të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë, me pistoletë të cilat nuk gjenden në përdorim as nga Garda e Republikës e as nga policia e shtetit. Kërkoj zbardhjen sa më të shpejt për humbjen e këtyre jetërave.

 

Jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh dhe mirënjohje të thellë policinë e shteti, për shkallën më të lartë të profesionalizimit, trimërisë, përgjegjësisë, guximit e gjakftohtësisë që ajo tregoi përballë provokimeve të bandave socialiste.

Me profesionalizmin, kurajën, pjesëtarë të forcave të rendit dëshmuan para shqiptarëve dhe mbarë botës se ne këtë vend ka rend e ligj. Dua të theksoj se nëse treshja Rama, Gjinushi, Ruqi tentuan që në këtë mënyrë të realizojnë një qëllim të tyre makabër. Unë jap fjalën se në këtë mënyrë do të realizoj vetëm daljen përfundimtare nga skena politike e këtij vendi.

Cilido që shkel ligjin do të përballet me pasojat e tij direkte. E ftoj z. Rama të mos provokojë popullin shqiptar, të mos provokoj shoqërinë shqiptare. Falënderoj faktorin ndërkombëtare, veçanërisht SHBA që ka shprehur qëndrimet e veta në favor të rendit demokratik, përfaqësuesit e BE-së, të OSBE-së dhe ju garantoj se skenarë të tillë nuk do të pranoj, ju garantoj se skenarë të tillë do të ndëshkohen.

Garda e Republikës: Shumë efektiv na janë plagosur

Mjaft forca të Gardës së Republikës, kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjes së sotme me demonstruesit e organizuar nga opozita.

“Janë plagosur një numër i konsiderueshëm i efektivave të Gardës, ku një pjesë ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe pjesa tjetër e plagosur vazhdon të qëndrojë në detyrë, gjatë demonstratës së ditës së sotme, dt 21.01.2011 pranë Kryeministrisë”, thuhet konkretisht në deklaratën e Gardës së Republikës.

Duke shtuar se mjetet që kanë përdorur protestuesit janë; gurë, tulla, shishe me lëngë djegëse, shkopinj, etj.

Rama tek demonstruesit e plagosur në spital, reagon Berisha

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në këto momente në spitalin ushtarak

duke vizituar personat e plagosur gjatë incidenteve që shoqëruan demosntratën e mbajtur sot në Tiranë.

Pak minuta më parë, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se “sot i ka lyer duart me gjak shqiptar”.

Ndërkohë, në ora 19:30 pritet një konferencë për media e kryeministrit Sali Berisha i cili do të reagojë në lidhje me gjendjen e krijuar pas demonstratës e cila u shoqërua me akte dhune nga të dyja palët sot në Tiranë.

Aktualisht ne spitalin ushtarak ne Tirane ndodhen 22 persona civile te plagosur si dhe 17 efektiva policie qe kane marre plage te ndryshme.

Tre të vdekurit në demonstratë, spitali: U qëlluan me armë nga afër

Burime spitalore kanë thënë se tre personat e vdekur si pasojë e incidenteve që shoqëruan demonstratën e sotme në Tiranë, janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël në distancë të afërt.

Sipas burimeve zyrtare, dy të vdekurit e identifikuar tashmë, janë shtetasit Zyber Veizi, 45 vjeç, nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra.

I vdekuri i tretë ende nuk është identifikuar.

Mjeku Sami Koçeku, nga spitali ushtarak i cili trajtoi tre personat që gjetën vdekjen, ka thënë se ata ishin qëlluar me pistoletë në distancë të afërt.

SHBA, BE, OSBE:Demonstrata nuk ishte paqësore, ndal përdorimit të dhunës

Ambasada amerikane në Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Prania e OSBE-së në Shqipëri deklaruan pak çaste më parë: Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.

Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur

Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve.

Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.

Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese.

 

Demonstrata, i vdekuri i dytë nga Dibra

Identifikohet personi i dytë që gjeti vdekjen gjatë incidenteve të ndodhura gjatë demonstratës sot në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, viktima e dytë e këtyre ngjarjeve tragjike është shtetasi Hekuran Deda, nga Dibra.

Shkon në tre numri i të vdekurve ,22 civilë e 17 policë të plagosur

Bilanci i demonstratës së mbajtur sot në Tiranë dhe incidenteve që shoqëruan atë sa vjen e bëhet më i rëndë.

Nga të gjitha spitalet e Tiranës, si dhe nga policia e shtetit, konfirmohet se deri tani, veç dy personave të vdekur, janë paraqitur për ndihmë edhe 22 civilë.

Ndërkohë, përplasje fizike mes demonstruesve dhe policisë kanë pasur pasoja edhe për uniformat e rendit.

Kështu, 17 efektiva policie njoftohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e demonstratave.

 

PAK CASTE ME PARE, NGA SPITALI USHTARAK ESHTE KONFIRMUAR EDHE VDEKJA E PERSONIT TE TRETE SI PASOJE E PERLESHJEVE ME POLICINE.

Identifikohet njëri nga dy të vdekurit në demonstratë

Identifikohet njëri nga dy personat që kanë gjetur vdekjen gjatë demonstratës së sotme para kryeministrisë në Tiranë.

Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin Ziver Veizaj nga Gjirokastra, rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak.

Ai ka mbërritur në urgjencë i plagosur rëndë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burime nga spitali kanë thënë se shtetasi që humbi jetën, është qëlluar në distancë të afërt me pistoletë.

– – – –

Një prej drejtuesve të Spitalit Ushtarak Sami Koçeku deklaroi sot se janë dy civilë të vdekur dhe me plumba në distancë të shkurtër. “Duhet të jenë armë të fuqisë së vogël dhe do të thotë se janë qëlluar nga afër”, u shpreh Koçeku. Sipas tij po vijnë vazhdimisht të plagosur ndërsa nga plumbat në trupin e dy viktimave duken se janë përdorur pistoleta të kalibrit të vogël.

Rama: Policia provokoi demonstruesit, ruani qetësinë, duhet një zgjidhje e situatës

Turma e qytetarëve u provokua. Kështu u shpreh sot kryetari i opozitës Edi Rama sipas të cilit është momenti për të gjetur rrugën e arsyes, për të gjetur qetësinë dhe sa më shumë arsyetim në funksion të zgjidhjes së domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë.

 

Presidenti bën thirrje për qetësi dhe maturi

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi reagoi para pak çastesh duke thënë se ai po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, – thuhet në mesazhin urgjent të k
ryetarit të shtetit.

Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!

 

Demonstrata, mediat e huaja: Situatë kaotike në Tiranë

Mediat ndërkombëtare kanë filluar të komentojnë demonstratën e mbajtur sot në Tiranë.

Gazeta “La Repubblica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”.

“Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeministrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar”, shkruan gazeta italiane.

 

4 policë të plagosur, 11 persona të lënduar

Rëndohet bilanci i incidenteve të ndodhur gjatë demonstratës së sotme në bulevardin kryesor të Tiranës.

Burime zyrtare të policisë së shtetit thonë se katër oficerë policie të angazhuar me ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimit, janë plagosur.

Ata janë qëlluar me gurë dhe sende të forta dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë ka pasur të lënduar edhe në radhët e demonstruesve. 11 persona gjithsej, përfshi edhe efektivat e policisë, numërohen të lënduar pa dëme serioze nga incidentet gjatë demonstratës.

Pak çaste më parë protestuesit që kanë djegur gjashtë automjete në zonën mes kryeministrisë dhe Piramidës, i kanë vënë flakën edhe disa palmave para kryeministrisë.

Shpërthehet dera e Kryeministrisë

Demonstruesit e opozitës kanë shpërthyer këto çaste njërën nga portat kryesore të Kryeministrisë, pikërisht atë ku ndodhej kabina e rojës dhe ku kalon administrata e kabinetit qeveritar.

Forcat policore nuk po ndërhyjnë energjikisht dhe kjo po bën që të precipitojë kaosi dhe njerëzit të vazhdojnë dhunshëm të përpiqen të hyjnë brenda Kryeministrisë. Momentalisht kane hyrë disa persona në brendësi të oborrit te Kryeministrisë.

Oborri perpara Kryeministrise po mbushet me demonstrues qe qellojne me ç’te munden, kurse forcat e rendit nuk po i pengojne qe te mos qendrojne brenda institucionit qe gezon mbrojtje te posacme nga shteti.

Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës

Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.

E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.

Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer k


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni