SOT NË ORA 12 e 30 – PROTESTË gjithpopullore në Bujanoc kundër terrorit serbë

Fillimisht do të mbahet Kuvendi i Kombëtar dhe më pas  në orën 12 e 30 do të mbajnë një protestë gjithëpopullore shqiptare të këtij rajoni,në shenjë pakënaqësie me arrestimet e tetë shqiptarëve në vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit, nofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

Preshevë,4 maj

Liderët e partive politike shqiptare dhe të institucioneve  të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë vendosur sot( e shtunë) në orën 10 e 30 të mbajnë Kuvendin Kombëtar të këshilltarëve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës . Liderët kanë thënë se është më se e domosdoshme mbajtja urgjente e Kuvendit Kombëtar këshilltarëve të shqiptarëve të Preshevës,Bujanocit dhe të Medvegjës .

Fillimisht do të mbahet Kuvendi i Kombëtar dhe më pas  në orën 12 e 30 do të mbajnë një protestë gjithëpopullore shqiptare të këtij rajoni,në shenjë pakënaqësie me arrestimet e tetë shqiptarëve në vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit. Në këtë protestë në mënyrë  masive do të protestohet për ndaljen e dhunës ndaj shqiptarëve që po ushtrohet ndaj popullatës shqiptare nga pushteti serb.

Në një konferencë për medie të organizuar në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë për arrestimet të cilat kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.
Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjës, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanoc.

Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës në Bujanoc, ka thënë se arrestimet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në këtë rajon, janë tërësisht të motivuara politikisht me tendencë të humbjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe krijimit të një shumica artificiale për serbët.

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin Republikan, theksoi edhe në këtë takim se arrestimet e sotme janë vazhdimësi e dhunës shtetërore. “Nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve. Veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi.

Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova përmbushjen kushtetuese të obligimeve që kanë ndaj shqiptarëve të këtushëm. Ndërkaq Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish udhëheqës i krahut politik të UÇPMB-së, theksoi se qëllimi i arrestimeve është i qartë zbrazja e Luginës nga shqiptarët.

Kurse Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, Belgzim Kamberi, tha se aksioni i sotëm është dëshmitari më i mirë se drejtësia dhe policia në Serbi nuk janë institucione të pavarur.

Aksioni i sotëm është i dyti i ndërmarrë nga policia serbe në Luginën e Preshevës gjëja për arrestimin e grupeve që kanë kryer krime lufte. Siç dihet Gjykata Serbe e ka rikthyer në shqyrtim procesin gjyqësor kundër 17 qytetarëve shqiptarë të Presheva lidhur me rastin e koduar “Grupi i Gjilanit”, të cilët u akuzuan për krime lufte ndaj serbëve në luftën e Kosovës në rajonin e Gjilanit. Por, provat dhe denoncimet e bëra dolën të dështuara dhe pa argumentuara para gjykatës serbe, ashtu që procesi është kthyer për rigjykim.

Në Konferencën e sotëm është paralajmëruar mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të kuvendarëve shqiptar të tri kuvendeve të Luginës, ndërkohë që pritet organizimi i një proteste gjithë popullore. Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Luginës. Preshevajone a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni