policicc“Një xhami krejt ndryshe në Kosovë, aty mbajnë ligjërata mjekët dhe policët” eshyteke titulli i disa prtalevekovare qe deshmon sed dicka s eshte ne rregul ne xhamite kosovare ose ndryshe si thone eshte perzi dicka leshi…Themi keshtu sepse Policia kallxon vajz ne xhami, “hoxhallaret” me pendrek ne polici ?!  Polici nuk e ka vendin ne  xhami, Ai te dergohetne lokalet e nates, aty ku shitet apo merret droga, aty ku pihet alkooli nga te miturit apo prostituohen femrat e reja shqiptare. As hoxhallret nu ekabevendin te dergohen me pednrekne Xhami?! vec atyre rasteve te lidhjeve te tyre eventuale  me krimin. Cdo hoxhe apo imam i nje xhamie nese i perbahen rregullave te islamit , kupto Kuranit ska nevoje ne xhami as mjeke as police, madje ne bote nuk do te kishte kurre  lufte e mos te flasim me per sulme terroriste, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Namazi i xhumasë në fshatin Bibaj të Ferizajt mbahet ndryshe nga xhamitë tjera. Përveç ‘dersit’ që mban imami, në këtë xhami çdo të premte mbajnë ligjërata ekspertë të fushave të ndryshme.

Banorët e Bibajt deri më tani kanë pasur rastin të dëgjojnë për tuberkulozin, sëmundjet e zemrës por edhe kanë dëgjuar ligjërata për kujdesin në trafik.

Këtë iniciativë të imamit të xhamisë e kanë mirëpritur disa nga xhematlinjtë e kësaj xhamie, por ka të tillë edhe që e kundërshtojnë këtë ide.

Madje,  disa nga ata që shkuan të premten në këtë xhami kanë deklaruar për  KosovaPress se  tani më shumë se kurrë duhet që në xhamia të flitet për fenë dhe t’i tregohet botës që veprimet terroriste që po bëhen në emër të islamit nuk janë veprime të besimtarëve të kësaj feje.

SHPËRNDAJE