NË KOSOVË NUK KA ANALFABETË ?!

          Shkruan: Nefail MALIQI

 

Më ineteresant titulli se sa i vërtetë, do të thoshte ndokush që në start të këtij komenti rreth një ngjarje, dite ndërkombëtare (kundër analfabetizmit) që u “harrua” nga Kosova… Po edhe sikur të ishte i  vërtetë, sigurisht Kosova do të radhitej në librin e Ginis-it, por fatkeqësisht edhe shumë, jo vite, por decenie duhet kaluar dhe për të  realizuar këtë dëshirë, sepse sot në Kosovë ende ka mijëra qytetare, sidomos femra, që nuk dinë as shkrim  e as lexim edhe në ket shekull ?!

 

E lam këtë titull, sepse sot ishte dita ndërkombëtare e analfabetizmit në botë. Ku sikur UNESCO ashtu edhe OKB mbajtën konferenca për ta shnuar ket ditë dhe luftuar ketë fenomen, dërsa personalitetet, përfaqësues  të organizatave ndërkombëtare dhe të vendeve botëroe dhanë deklarata me rastin e kësaj dite, ku shumë vende anëtare apo jo anëtare të OKB-së dhe BE-së, dolën me shifra e të dhëna me këtë fenomen që po kërcnon botën e civlizuar.

 

Por, kjo ditë sikur u harru apo kaloi në heshtje nga presidentja e Kosovë, nga qeveria e saj..Dhe „kapërcimi” i kësaj dite nga Prishtina zyrtare duket sikur në Kosovë nuk paska,  analfabetë, pirolla, sikur të ishte kështu, por gjendja reale e flet të kundërtën. Derisa vendet boterore jo vetem afrikane , por edhe ato perendimore nga Zvicra, Kandaja e deri në Serbi dolën me shifra të anlafabetëve të tyre edhe pse ishin të hidhura, ato nuk fshehën një realitet dhe kerkuan ndihmë nga organizmat ndërkombëtare për crrënjosjen e kësaj dukurie.

 

Ndërsa Kosova sot as nuk kerkoi ndihma ndërkombëtare e as nuk e lufton analfabetizmin në vendin tonë. Dikur pleqetë thoshin , me trego sa ushrar i ke, të tregoj kush je, ndërsa sot  do të thuhej ndryshe, më trego sa analfabet ke të tregoj kush je..sikur Serbia që tregoi se në ketë vend ka më shumë se 1.3 milion „nepismena“…

 

Mos shënimi i kësaj dite ndërkombëtare qoftë nga presidenca apo qeveria sikur del se po i vjen turp të tregoj numrin e shifrave të analfabetëve në Kosovë apo ndoshta tash në në këtë shtator kur po bien gjethet, do të bien edhe funksioent e tyre, janë në fushatë, kush me mbet president  e kush me mbet ministër…Është interesante, përderisa sot dhe dje mediat botërore merren me analfabetizmin në Kosovë mediat tona merren me Bleona Qeretin apo me Malin „…herë te para e herë te mbas, jepi Atifete  gas“, do të thoshte dikush..

 

Sidoqoftë, sot në planetin tonë, pa Kosovën kemi  775 milionë njerëz që nuk dijnë shkrim lexim?!. Këto të dhëna janë të shënuara sot nga UNESCO-s. Nga kjo shifër, kuuptohet se dy të tretat e analfabetëve janë gra dhe vajza. Shumica e tyre jetojnë në Azinë Jugore dhe e Mesme dhe në Afrikë. Por, analfabetizmi ka prekur edhe disa vedne në Evropë.

 

Sipas UNESCO-s, konfliktet ushtarake janë një shkak i madh i analfabetizmit. Luftërat “duhet të shpenzojnë para për mbrojtje në vend të shpenzimeve në arsim”, “konfliktet zvogëlojë rritjen ekonomike çon në varfëri dhe shkatërrimin e infrastrukturës”, thuhet në raport

 

 

Në një deklartë lëshuar sot nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, me rastin e ditës ndërkombëtare të analfabetizmit, ndër tjera thuhet se “Megjithatë, mbetet shumë për të bërë. Është vlerësuar se bota ende ka 775 milion të rinjtë analfabet dhe të rriturit, 122 milion fëmijë.. Gratë përbëjnë dy të tretat e popullsisë analfabete në botë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni