Myller: Nuk e kam ndërmend ta braktisë Bajernin

Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Tomas Myller (22-vjeç) ka mohuar kategorikisht zërat se ai është duke kërkuar për t’u larguar nga “Allianz Arena” si rrjedhojë e pakënaqësisë me statusin e tij në skuadër.
“Çdokush që më njeh mua e di se Bajerni është klubi im”, ka thënë Myller për “Bild”. ”Unë nuk jam tip i lojtarit i cili është i gatshëm që ta prishë kontratën e tij nëse situata në klub është e pakënaqshme. Tash për tash nuk e kam absolutisht asnjë qëllim për t’u larguar nga klubi. Jam një lojtar i Bajernit dhe kjo nuk do të ndryshojë”, ka shtuar Myller. Ai u bashkua me klubin bavarez si 10-vjeçar, kurse debutimin e tij profesional e bëri katër vjet më parë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni