Preshevë, 27 mars  -Ju kujtohen letrat e bashkepuntorit te portaleve kosovare Murat Jasharit me tiutjt 100 pyetje apo 300 pyetja herë atij e here këtij, letra keto te cilat bënin jehone ne opinonin shqiptar në Kosovë. Pas incidentit me Azem Vllasin u “zbula me sukses”  siq raportojne mediat kosovare se ai  (Jashari i dale nga LPK sikur Thaci e Veseli) paska  lidhje me Moskën?!,. A u deshte te ndodhë ky incident qe te zbulohen këto “lidhje” ? apo edhe sa incidente, sa vrasje duhet te ndodhin ne Kosovën tonë qe te zbulohen keto “lidhje” ? Apo cfare “lidhje” kishin  ata tjere që pas luftës vrane mbi 20 intelektualë, kundershtare potlike e gazetarë, kryesisht bashkepuntor te ngusht te pamvaresistit te Kosovës Ibrahim Rugovës te cilat atentate, akte kriminale u cilesuan nga nderkombëtare me motive politike ndaj kundershtarëve  te tyre politike?,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Kohë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në njërën ndër intervistat e tij televizive ka thënë se janë 26 personalitete në listën e ekzekutimeve nga organizata “Syri i Popullit”. Kjo deklaratë e Presidentit Thaçi erdhi pas plagosjes së avokatit, Azem Vllasi.
“Në listë janë 26 njerëz të cilët sipas kësaj organizate terroriste duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politik të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetar, opinionit e komandat të ndryshëm të luftës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi poashtu ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetar të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi.

“Kur shihet se nga kush përbëhet ajo listë e personave për ekzekutim, lidhshmëria e qartë është me lidhjet jo mike të Serbisë e që dalin drejt në Moskë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Presidentit Thaçi, dhe lidhjet e organizatës “Syri i Popullit”, me Moskën, ashtu siç thotë presidenti, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar edhe me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, nëse këto dy institucione kanë informacione rreth çështjes në fjalë, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kurse në media është publikuar një listë e personaliteteve që planifikuar të ekzekutohen nga “Syri i Populli”. Sipas kësaj liste, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, janë vetëm disa nga personat që ishin cak i ekzekutimit.

Po ashtu në këtë listë janë përfshirë edhe politikanë të tjerë nga opozita, publicist e njerëz të mediave.

Sa e rrezikuar është Kosova nga organizatë?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se Kosova gjithnjë është e rrezikuar nga gjithkush që punon kundër interesave të saja, e sidomos kur shteti i ynë është i brishtë dhe në formim e sipër. Edhe qytetarët e saj nëse nuk i mbrojnë interesat e Kosovës i bëjnë dëme të mëdha këtij vendi.

“Nëse organizata “Syri i Popullit” siç po deklaron Thaçi ka lidhje me Moskën, e që ai duhet ta dijë se dikur i ka takuar këtij grupit të LPK, dhe jo vetëm ai, por edhe shumë të tjerë, e që dinë edhe të mburren për këtë organizatë dhe të kaluarën e tyre, është e kuptueshme se munden t’i sjellin dëme të mëdha vendit tonë i cili po ballafaqohet me probleme të mëdha si ato ekonomike, papunësinë, demarkacionin, asociacionin, liberalizimin e vizave, rrugëtimin e ashpër drejt BE-së dhe si e tillë është i vetmi regjion i izoluar në Ballkan jashtë BE-së”, thotë Tërnava për “Bota sot”.

Sipas tij, çdo lidhje që të ketë kjo organizatë me Moskën, gjithsesi ka edhe me Beogradin dhe me tjera shtete armiqësisht të drejtuara ndaj Kosovës, i cili po na i shkakton të gjitha të këqijat e tanishme për shtetin e Kosovës.

“Vetëm sjelljet dhe bllokimi në Parlament, i cili bëhet nga ana e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, për mos miratimin e ligjit të ushtrisë e të tjera ligje, që me planin e Ahtisarit është prapa kjo kompetencë si e domosdoshme nga ana e Listës Serbe. Arsyeja e kësaj organizate “Syri i Popullit” që të veproj dhe t’i ndërmerr këto akte terroriste si në rastin e Azem Vllasit, e ka për qëllim që të shkaktoj tollovi dhe huti në këto kohëra të turbullta para fillimit të Gjyqit Special në Hagë, mes udhëheqësve apo komandantëve të partive të ndryshme, dhe t’i tregohet faktorit ndërkombëtar se gabimisht po investojnë në Kosovë, se ky popull nuk ka mundësi me e krijuar shtetin e tyre dhe udhëheqjen e këtij shteti”, vlerëson ai.

SHPËRNDAJE