Shefi i diplomacise zvicerane Didier Burkhalter në bisedë me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër Nefail Maliqi.

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Konfederatës Helvetike (DFAE) Didier Burkhalter, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ftoi Prishtinën dhe Beogradin të vazhdojnë këtë proces për t’i siguruar dy shteteve fqinjësi, integrim dhe perspektivë të mirë.

 

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, shikohet si një shpresë dhe pritet më shumë për normalizimin e marrëdhënieve të këtyre dy vendeve”, u shpreh ai.

Prandaj, vijoi Burkhalter, mesazhi im është i qartë: ky dialog i nisur para katër vitesh në Bruksel të vazhdojë dhe palët të jenë më të përgjegjëshme që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, ndryshe nuk avancohet dhe nuk mund të flasim për suksese.

 

Résultat de recherche d'images pour "swisscoy kosovo"

“Besoj se interesi i popujve, qytetarëve si atyre në Serbi ashtu edhe në Kosovë është të jetojnë në paqe, të sigurt dhe në fqinjësi të mirë. Të flasësh sot për luftë është diçka e papranueshme dhe i takon së kaluarës, kurse për të ardhmen dhe perspektivën giithnjë mbetet bashkëpunimi dhe dialogu, prandaj edhe duhet të vazhdohet me këtë proces, që do të ishte në favor të perspektivës së dy vendeve”, nënvizoi ai.

Lidhur me marrëdhëniet e Zvicrës me Kosovën, shefi i diplomacisë zvicerane Burkhalter theskoi se “Zvicra me Kosovën ka marrëdhënie shumë të mira miqësore. Me Kosovën na lidhin shumë gjëra, gjeografikisht jemi afër, por një gjë që na lidh edhe më shumë, padyshim është ajo, se në vendin tonë sot kemi një komunitet të madh dhe të rëndësishëm nga Kosova dhe viset e tjera të Ballkanit”.

Siç e dini, shtoi ai, ne Kosovën e kemi ndihmuar, sidomos në aspektin humanitar, duke iu ofruar strehim refugjatëve si dhe pas luftës në ndërtimin e vendit përmes DDC dhe avancimin e proceseve demokratike.

“Zvicra ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe menjëherë pas luftës ka vënë në dispozicion ushtarët e saj të Swisscoy, të cilët bashkët me forcat ndërkombëtare në KFOR bënë dhe po bëjnë punë të madhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, nënvizoi Burkhalter.

Ai bëri të ditur se misioni i trupave zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vitet e ardhshme, deri në fund të dhjetorit të vitit 2020.

Po ashtu, shtoi ai, në Prishtinë kemi ambasadën e Zvcrës, e cila është një urë lidhëse mes komunitetit kosovar në vendin tonë me vendlindjen.”

Duke folur për krimin e organizuar dhe gjykatën speciale për krime në Kosovë, diplomati i Konfederatës Helvetike (DFAE) Bulkharter u shpreh se “qeveria jonë në Bernë mbështet çdo iniciativë ndërkombëtare, si edhe Gjykatën Speciale për krime në Kosovë. Ne shpresojmë se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë bërë krime kundër njerëzimit, kundër civilëve të pafajshëm apo kundërshtarëve të tyre politikë, gjatë apo pas luftës në Kosovë”.

“Që Kosova të avancojë drejt procesit të integrimeve duhet të funksionojë shteti juridik, në radhë të parë duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, përfundoi shefi i diplomacisë zvicerane Burkhalter.

SHPËRNDAJE