Dekelerata e kandidatit potencial per president te SHBA-ve  në vitin 2012 Donald Trump këto ditë është parë si shumë serioze dhe është duke u komentuar jashtëzakonisht në shtypin amerikan
Beqir Sina
WASHINGTON D.C, 7 dhjetor / AIK-Presheva Jone/
 Pas disa muajve të “prapë-dhe-me radhë – back-and-forth ” mbi atë nëse ai mund të kandidojë për president, Donald Trump është, duke e studiuar këtë mundësi mbasi multimiliarderi Amerikan u ka thënë disa miqve të tij se “ai patjetër do të hedhi kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale në 2012.

 

Manjati i Real estate( i shtjes dhe blerjes së pasurive të patundeshem) në Shtetet e Bashkauara, multimiliarderi njoftuan mbrëmë disa komente në rrejetet kryesore amerikane televizive se ai” ka thënë se do të shpallë kandidaturën e tij si një republikan, kur të flasë gjatë këtij sezoni aktual në NBC emisoni “Apprentice”, që përfundon në pranverë, njoftoi të enjten axhensia e lajmeve NewsMax.

 

Më parë këtë javë, zoti Trump i deklaroi revistës së famshme Forbes, “se ai për të kandiduar në zgjedhjete presidenciale 2012 ishte i inkurajuar nga sondazhet që e gjetën atë në krye të kandidaturave për t’u dalluar për mendjemprehtësin e tij të bërjes së biznesit të sukseshem, çka ai mendon se kjo do të shihet si një not pozitive nga votuesit.”

 

“Sondazhet kanë dalë dhe kanë qenë shumë të forta,” tha Trump. “Një sondazh i kohëve të fundit doli nga ku Trump dhe [Bill] Gates janë të vetmet kandidatë që mundin Presidentin Barack Obama në se futten në garë për presidentë në 2012. Megjithse Gates nuk është i rrjedhshëm e i qartë, për ta vënë emrin në atë të kandidaturvave të mundshme për 2012, ne jemi të vetmit që mundim Obaman. ” thotë Donald Trump

 

Newsmax tha se ai ka kërkuar rekomandime për këshilltarë të mundshme politike dhe se ai do të përqëndrohet fillimisht në Iowa dhe New Hampshire ku edhe tradicionalisht nisë gara për President në Shtetet e Bashkuara dhe është vendi ku “jepet sinjali i parë” se kush mund të bëhet presidenti i SHBA.

 

“Unë jam marrë me politikë të gjithë jetën time në mënyrë indirekte dhe direkte,” tha Trump në intervistë për revistë Forbes. “Unë do të thoja disa njerëz janë ngritur më shumë nga parat për t’u bërë politikanë dhe se unë kam para dhe me kalimin e viteve më duhet politika. Dhe gjëja tjetër është që unë nuk kam nevojë për të holla për të kandiduar, ndryshe nga njerëzit e tjerë, kështu që është një avantazh i madh. Dhe kjo është një avantazh për zgjedhësit , gjithashtu, ju e dini, sepse ju nuk keni për të bërë marrëveshje për para me mua. ” deklaroi manjati i Real estate( i shtjes dhe blerjes së pasurive të patundeshem) në Shtetet e Bashkauara, multimiliarderi Donald Trump.

 

Dekelerata e tij është parë si shumë serioze dhe është duke u komentuar jashtëzakonisht në shtypin amerikan, këto ditë

 

Në dhjetor, Trump i tha emisionit “Good Morning America” të televizionit ABC-së, se një nisje e një fushate për në Shtëpinë e Bardhë “mund të jetë kënaqësi, sepse unë do të doja të shihja disa gjëra pozitive të ndodhë për vendin tim.” Por, disa media thanë se më parë vitin e kaluar Trump mohoi se ai do të jetë kandidat i mundshëm për President 2012, duke marrë parasysh se ai nuk ka ndermend të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

 

Manjati i njohur Amerikan Donald Treump ka provuar tre herë të futet në garë për president në 1988 dhe përsëri para zgjedhjeve 2000, por nuk paraqiti zyrtarisht kandidaturën. Në se kësaj rradhe ai kandidon atëhere kjo do të jetë hera e parë që zyrtarisht ai shpallë kandidaturën për president të SHBA. Zakonisht kandidaturat e reja fillojnë të dalin në dritë – në gjysmën e vitit mbas fundit të pranverës.

SHPËRNDAJE