MASH njofton KKSH-në mbi procedurën e regjistrimit të studentëve nga Lugina

Kandidatët shqiptarë nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet të aplikojnë direkt në Universitet të Shqipërisë, nga data 1-15 Shtator 2012, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, sipas tabelës nr.2 të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrav, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Bujanoc, 1 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqiprisë njofton Këshillin Kombëtar Shqiptar për procedurat e regjistrimit të studentëve të rinjë nga Preshecva, Bujanoca dhe Medevegja në universitetet publike të Shqipërisë

 

Në vijim të procedurave të fillimit të vitit të ri akademik 2012-2013, për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjitha aktet ligjorë e nënligjorë mbi kuotat e pranimit, tarifat e shkollimit, procedurat e konkurseve të pranimit, procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit, në Universitetet Publikë Shqiptarë.

 

Kandidatët shqiptarë nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet të aplikojnë direkt në Universitet të Shqipërisë, nga data 1-15 Shtator 2012, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, sipas tabelës nr.2 të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave që gjendet në linkun:

 

http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=2&id2=188

 

(kujtesë: linku klikohet  direkt nga këtu duke mbajtur shtypur tastin “control” në kompjuterin tuaj, dhe drejtuar shigjetën mbi link)

 

Në këtë faqe, poshtë shënimit “Si të zgjedhim shkollën e Lartë (Cikli i Parë – Bachelor)”gjeni aktet ligjorë, për të cilat kandidatët Tuaj duhet të informohen, në mënyrë që të njohin procedurat dhe afatet që duhen respektuar për t’u bërë pjesë e auditorëve të Universiteteve publike të Shqipërisë.

 

Për t’u informuar mbi kuotat për shqiptarët nga trojet, kandidatët duhet të klikojnë tek zëri:

 

Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, Cikli i Parë i Studimeve me Kohë të Plotë dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë, për vitin akademik 2012-2013

 

 

Për t’u informuar mbi procedurat e konkurseve në programet e arteve, sporteve dhe arkitekturës, kandidatët nga trojet duhet të klikojnë tek zëri:

 

Udhëzim për konkurset e pranimit Cikli i Parë, për vitin akademik 2012-2013

 

Për t’u informuar mbi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit, kandidatët nga trojet duhet të klikojnë tek zëri:

 

Udhëzimi për procedurat e pranimit, për vitin akademik 2012-2013

 

Aplikantët në qoftë se nuk gjejnë në tabelat përkatëse, programin ku dëshirojnë të studiojnë, duhet të paraqesin kërkesën pranë Universiteteve përkatëse, dhe këto kërkesa do të merren parasysh në rishpërndarjen që do t’u bëhet këtyre kuotave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Lutemi marrjen e masave për shpërndarjen e këtij informacioni, tek kandidatët tuaj


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni