Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar edhe në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve tona, duke u shprehur i gatshëm që të ndikojë që këto marrëdhënie të intensifikohen edhe më tej dhe të njohin shkallë më të lartë të zhvillimit.

“Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët”, theksoi Presidenti Pacolli, duke shtruar nevojën që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

Velanovski tha në takim se prioritet i Republikës së Maqedonisë janë marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet fqinje, ndërsa marrëdhëniet me Republikën e Kosovës trajtohen me shumë rëndësi nga institucionet e Maqedonisë.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t’i zhvillojnë edhe më tej”, tha ai.

Velanovski përkujtoi se në Kuvendin e Maqedonisë janë ratifikuar deri tash dhjetë marrëdhënie ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe do të ratifikohen edhe marrëdhënie të tjera.

Ai gjithashtu tha se Kuvendi i Maqedonisë ka krijuar një grup punues për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe pret që edhe Kuvendi i Kosovës ta krijojë një grup të tillë.

Parlamentet kanë shumë rëndësi në proceset integruese, tha Velanovski, duke ofruar gjithë përvojën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Kuvendin dhe institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat me interes.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar edhe në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve tona, duke u shprehur i gatshëm që të ndikojë që këto marrëdhënie të intensifikohen edhe më tej dhe të njohin shkallë më të lartë të zhvillimit.

“Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë është shembull për të tjerët”, theksoi Presidenti Pacolli, duke shtruar nevojën që të punohet edhe më tej për të krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve.

Presidenti Pacolli po kështu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të krijojë shumë shpejt grupin punues për bashkëpunim me Parlamentin e Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të rritet edhe më tej.

SHPËRNDAJE