Londra, gati për “përmbytjen” e prostitutave

Ndërsa Lojrat Olimpike janë duke afruar, Londra përgatitet të përballet me një “përmbytje” të mirëfilltë prostitutash.

Sipas të dhënave të besueshme të policisë dhe duke parë edhe shembujt e aktiviteteve të tilla madhore në të shkuarën, është e sigurt që numri i prostituave do të rritet, së bashku me numrin e shtuar të turistëve që pritet të vizitojnë kryeqytetin britanik në gusht dhe shtator.

Nga ana tjetër, disa shoqata të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, lëshuan alarmin në mediat e vendit, duke kërkuar nga autoritetet që të bëjnë më shumë për të shmangur prostituimin e minoreneve.

Nga klikimi i thjeshtë i disa prej faqeve të shërbimit të vajzave eskort, disa prej tyre kanë filluar që tani të reklamojnë aktivitetin gjatë dy javëve të Lojrave Olimpike, duke vendosur midis të tjerave edhe mundësinë e “shërbimeve olimpike”.

Në një paralelizëm të qartë me ngjarjen më të madhe sportive pas Botërorit, këto faqe kanë nisur të ofrojnë “paketa” ari, argjendi dhe broxi, në varësi të çmimeve, për secilin prej klientëve të tyre.

Trafiku seksual u dyfishua sipas të dhënave të policisë greke gjatë Lojrave Olimpike të 2004-s, ndërsa raste të tilla u evidentuan edhe në Sidney 2000 apo Pekin 2008, ndonëse të dhënat në rastin e fundit nuk u bënë asnjëherë publike nga autoritetet komuniste.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni