Lindja e M U H A M E D I T alejhi selam

Nga prof. Sevdail JAKUPI

(imam i Xhamisë së Madhe-Preshevë)

Falendërimi i takon Allahut i Lartësuar Atij i përulemi dhe vetëm Atij i nënshtrohemi, Të falendërojmë o Zot që na e dërgove Muhamedin pejgamber, udhëzues e qortues. Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi te, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kijametit.

                                               

Kemi hyrë dhe jemi në momentet dhe muajin kur Allahu i Lartësuar e dërgoi në këtë botë krijesën më të pastër të të gjitha kohrave, dërgoi shpëtimin e vetëm dhe të fundit për njerëzimin, Muhamedin alejhi selam.

Është një moment kulminant i ndjenjave shpirtërore të njeriut, duke pasur parasysh që po flasim për njeriun më të dashtur tek Allahui Lartësuar Është po ky njeri i cili zen vendin kryesor në zemrën tonë, është emri më i dashur nga të gjithë emrat tjerë që përmbajnë krijesat. Ky pejgamber i Allahut duhet të mbulojë zemrën e çdo besimtari, sepse zemra e muslimanit është e veçuar nga të gjitha zemrat tjera, sepse kjo zemër përveç që thotë : la ilahe ilallah, ajo thotë edhe Muhamedun resulullah.

(Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, për atë që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.)

Shembulli i të gjithë njerëzve është Muhamedi alejhi selam., zemra shembullore është zemra e Muhamedit alejhi selam.

 Andaj po të drejtohem oj zemër e imja se ke nderin dhe krenarinë që tek ti valon dhe pëshpëritet emri i Muhamedit alejhi selam. Oj zemër kujto se kur të përmendet Muhamedi alejhi selam. përule veten dhe turpërohu para Zotit se çfarë zemre je ti. Saherë që do ta përmend unë Muhamedin, ti moj zemra ime kurrë mos e ngrit veten lart, se kot e ke, zemra më e lartë është ajo e Muhamedit alejhi selam. Poqëse ndonjëherë humb rrugën e drejtë dhe del jashtë binareve të Islamit, dije se e vetmja rrugë e shpëtimit është ajo për të cilën na mësoi Muhamedi alejhi selam.

Oj zemër ti që nuk kënaqesh me pak në këtë botë, dije se nuk jam duke folur për ndonjë sahabe të famshëm, as për ndonjërin nga hulefat rashidin, e as nuk jam duke folur për njerëz që kanë pasur mall e pasuri pa skaj, por jam duke folur për njeriun që udhëzoi tërë njerëzimin në rrugë të drejtë. Jam duke folur për njeriun që Allahu e ka ngritë në shkallën më të lartë të  mundshme në mesin e krijesave, Muhamedin alejhi selam.

Ndjen privilegj secili musliman kur flitet për Muhamedin alejhi selam., sepse po flitet për personalitetin ideal ndër njerëz, po flitet për vulën e shenjtërisë, po flitet për krijesën që ka folur me Xhibrilin alejhi selam., po flasim për shpirtin e pastër që ka folur me Allahun i Lartësuar po flasim për krijesën që Allahu i Lartësuar i ka premtuar mekamin mehmud, po flasim për njeriun i cili do të flas në emër të tërë njerëzisë e xhinëve ditën kur askush prej krijesave nuk do të guxojë të e ndiej veten as të gjallë e leje më të flas apo të i lutet Allahut për diçka.

Të nderuar

Edhe poqëse ndodh që emocionet të na kaplojnë mos u mërzitni e as mos ngurroni të ju kap freskia e lotit, sepse po paraqesim momente dhe pamje të jetës së njeriut më të dashur në zemrat tona, të njeriut që me miliarda musliman janë pjesë e mësimit të tij. Jemi të gjithë ne muslimanët, ana që Pejgamberi alejhi selam. na quajti në një hadith: umeti im, umeti im. Pra edhe ne jemi pjesë e ndjenjave të tij, do të jemi pjesë e lutjeve të Pejgamberit alejhi selam. kur të lutet ditën e kijametit :

O Zot shpëtoje umetin tim, o Zot shpëtoje umetin tim.

Po flasim për këtë njeri kaq të madh, e ti po habitesh a thua pse muslimanët qajnë kur para tyre rreshtohen përshkrimet e jetës së tij? Jo vëlla, qëndro i paluhatur para historisë së Pejgamberit alejhi selam. dhe të jesh i bindur se jetë më të bukur dhe histori më të lavdishme se të Pjegamberit alejhi selam. nuk mundesh dot të lexosh. Andaj jetoi këto momente me ne gjatë kësaj dite të xhumasë. Duke filluar me ajetin kur’anor të sures El-Ehzab ku Allahu i Lartësuar thotë :

(Është e vërtetë se Allahu dhe melaiket e Tija i çojnë salavate Pejgamberit, o ju që keni besuar çoni atij salate dhe selame). Pra Allahu, Krijuesi i gjithçkahit i çon salavate dhe mëshirë Pejgamberit, poashtu edhe krijesat e Tija të respektuara, melaiket, poashtu i çojnë salate dhe selame Pejgamberit. Andaj ti o musliman çfarë pret pas gjithë kësaj që nuk ndjek rrugën e tij dhe nuk i çon lavdërata Pejgamberit alejhi selam. ku ai me një hadith të vërtetë tha :

(Njerëzit që do të kenë shefa’atin tim ditën e kijametit, janë ata që më kanë çuar më shumë  salate dhe selame). Andaj për të fituar ndërmjetësimin e Pejgamberit alejhi selam. ditën e kijametit do ta kenë ata që i çojnë salavate dhe selame Pejgamberit alejhi selam. Në një hadith hasen nga Omer r.d. thuhet

(Omer ibnul Hatabi ka thënë: duaja qëndron mes qiellit dhe tokës derisa nuk i çon salate dhe selame Pejgamberit alejhi selam.) Pra gjatë duave tona kur ti lutemi Allahut i Lartësuar është e rrugës të shprehim mirënjohje ndaj Muhamedit alejhi selam. për punën e bërë dhe për misionin e kryer në formën më të bukur.

(Kush më çon mua një selam, Allahu do ti çoj 10 salavate apo mëshirë atij , do tia shlyej atij 10 gjynahe dhe do të ngritet për 10 shkallë ).

Vlera e salavateve dhe selameve ndaj Muhamedit alejhi selam. është punë dhe detyrë e çdo muslimani qoftë mashkull apo femër. Në çdo kohë është e preferuar që ti dërgojmë atij salavate, por sidomos ditën e xhuma, edhe atë në pjesën e dytë të hytbes. Duke kënduar salavatët të njohura si Salat Ibrahimije.

Të nderuar

Jemi të urdhëruar prej Pejgamberit alejhi selam. që të ndjekim jetën e tij dhe të punojmë sipas mësimeve të tij, qoftë në anën fetare apo edhe në jetën tonë private.

(Kush nuk ndjek sunetin ( rrugën) time nuk është i imi).

Pra për të qenë pjesë e umetit të tij duhet ti shkojmë pas sunetit të tij dhe të punojmë sipas urdhërave të tija. Jemi të obliguar që të dojmë sunetin e tij dhe të respektojmë çdo punë që Pejgamberi alejhi selam. e ka bërë pa marrë parasysh se a e punon ti apo jo. Ti gjithsesi  duhet ta respektosh sunetin e tij dhe të insistosh që në të ardhmen ta prakitkosh.

Pejgamberi alejhi selam më tepër se çdo kush kujdesej të pastron besimin dhe t’i mbyll gjitha rrugët që shpiejnë drejt shirkut.Çdo parim të cilin në këtë çështje e ka vendosur i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, me fjalë apo vepër duhet të respektohet dhe kjo është argument i dashurisë ndaj Pejgamberit alejhi selam. kurse në mesin e muslimanëve ka njerëz që mundohen ta ngrisin atë në shkallë më të lartë se sa që e meriton ai. Gjë që ky grup i njerëzve janë larg të vërtetës dhe kanë kundërshtuar parimet kryesore Islame, duke i përshkruar Allahut shok.

(Mos e shëndrroni varrin tim në tyrbe  (vend adhurimi) dhe më çoni salavate mua, sepse salavatet e tuaja më arrijnë nga kudo qofshin ato).

Të kemi kujdes nga këto rrugica të gabuara që ftojnë në te njerëz jokompetent, por ti përmbahemi fesë së pastërt e ti largohemi gjërave të dyshuara. Ngase gjërat e dyshimta gjithmonë sjellin gjënë e dyshimtë, të pavërtetën.

Të nderuar besimtarë

Të pasojmë rrugën e vërtetë që ndoqën muslimanët e parë, të respektojmë Pejgamberin alejhi selam. me respekt të veçantë të cilin e meriton ai. Poashtu këtë respekt tia mësojmë edhe gjeneratave të reja të cilat kanë nevojë mjaft për këshilla profetike.

  • perparim

    a mundet te me tregoj ndonje se clidhje ka me shqiptaret kjo fotografi ne kete faqe.

  • / muhamedi

    Po shka jon cu pesh kta hoxhallar e s po na lojn me jetu rahat.Shka kan be kta,shka pi mundon.
    Po na kejt besojm n Zot,kejt mundomu mi kon t mir, me punu, me kriju familje,me dasht e me ndimu njeni tjetrin.U lodhem mo me porosit e ktyne.Po un nese sjom njeri m mir,sha m vyn mu mu lut.Po zoti nuk e fal kurr,rrencakin e mashtrusin,hajdukin,zemerkqin,vrasesin,drogaxhin,po edhe t falet ai gjith diten,
    Hoxha ne ti thirre kta t kqit e ti frigoje pak se t mirt s ka nevoj