Ligue 1: Ibra i vetëm nënshtron Lille Paris

SG më në fund ka shijuar fitoren e parë në kampionatin francez. U deshtë pikërisht të vijë një derbi që djelmoshat e Carlo Ancelotit, t’ia bëjnë sefte fitores, pasi që në udhëtim mposhtën skuadrën e papërshtatshme, Lille.

Ende pa u rahatuar mirë tifozët në shkallët e stadiumit, ishte Ibrahimovic, që zhbllokoi rezultatin, pas një asistimi nga Jeremy Menez.

Lille u rikthye në lojë në minutën e 18, kur mbrojtësi Chedjou, barazoi rezultatin. Nuk zgjati shumë gëzimi i vendaseve, pasi pas 3 minutave lojë, sërish në skenë del Ibra, që pranoi një top të mrekullueshëm nga Pastore dhe shënoi për 1-2.

Pas 3 barazimeve të njëpasnjëshme, PSG, i falet Ibrahimoviqit, pasi është lojtari i vetëm që në 4 xhirot e para, ka shënuar po aq gola për skuadrën e Ancelotit. (ks)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni