Lidershipi nga Lugina e Preshevës njëzërit urojnë zgjedhjen e z.Pacolli dhe z.Thaci në krye të shtetit të Kosovës

Zgjedhja e z.Begjet Pacollit president i ri i Republikës së Kosovës ka bërë jehonë të madhe dhe është mirëpritur edhe jashtë kufijve administrativ të Kosovës. Urimet e para në adresë të presidentit të posazgjedhur të Kosovës z.Begjet Pacollit dhe kryeminisrtrit z.Hashim Thaci shkojnë nga lidershipi i komunave shqiptare tè Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë 22 shkurt / AIK-Presheva Jone

Zgjedhjen e biznismenit të njohur  shqiptarë me renome ndërkombëtare z.Pacolli dhe z.Thaci në krye të qeverisë së Kosovës për president dhe kryeministër të Kosovës e kanë uruar dhe  përshëndetur  përmes AIK “Presheva Jonë” të gjithë liderët dhe strukturat politike bashkë me ish-faktorin ushtarak të Kosovës Lindore si:  Riza Halimi, kryetar i PVD-së  dhe deputet gjithpopullor, Galip Beqiri (kryetar i KKSH), Shaip Beqiri (kryetar i komunës së Bujanocit), Mitat Saqipi në emër të PDSH-së, Jonuz Musliu  (kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit),  dr.Skender Destani (BDL), Naser Aziri (UDSH), Hehmi Beja (fuknsionar i larte PVD) në Medvegjë etj..

BEGJET PACOLLI DHE  HASHIM THACI BASHKOJNË LIDERËT E KOSOVËS LINDORE

Në deklaratën  e deputetit Halimi dhe gjithë spektrit politik nga tri komunave shqiptare (Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë) që na arritën në redaksinë tonë menjëherë paa zgjedhjes së predientit dhe qveris së Kosovës  ata njëzëri kanë shprehuh satsifaksion. Nga ana tjertër, ish-komandantët e UCPMB-së përmes AIK “Presheva Jonë” urojnë por edhe rijkonfirmojnë kërkesat e tyre duke i qëdnruar besinik mesazheve të tyre drjetuarditë më aprë në adresë të Beogradit dhe Prishtinës zyratre për  inkaudrimin edhe të përfaqësuesve të Luginës së Preshvës në procesin e ardhshëm të dialogut që do t’i kontrubonte paqes dhe stabiliteti në rajon.

Sikur për Riza Haimin ashtu edhe për kryetarin e Bujanocit z.Shaip Kamberin, z.Jonuz Musliu (kyretar i Kuvendit) dhe Galip Beqiri (kryetar i KKSH) zgjedhja e z.Pacollit për president dhe z.Hashim Thacit për kryeministër ka gëzuar edhe popullatën e Kosovës Lindore sepse me këtë është bërë dedllokimi dhe riaktivizimi proceseve politike dhe diplomatike  të Kosovës meqë rast do të përshpejtohet edhe procesin i dialogut me shpresë të përfshirjes edhe të cështjes shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në bisedimet e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës. Ngjajshëm ka  deklaruar për agjencinë tonë  edhe z.dr.Skender Destani , i cili është optimsit se pas konssulidimit të qeverisë së Kosovës padyshim edhe Prishtina zyrtare  tash e tutje do të preokupohet dhe merret më shumë me cështjen tonë kombëtare, sikur po merret edhe Beogradi me pakicën serbe në Mitorvicë.

“Me rastin e zgjedhjes se z.Behxhet Pacollit per president te Republikes se Kosoves dhe z.Hashim Thacit per kryetar te qeveris se Republikes se Kosoves UDSH pergezon dy Presidentet dhe ter popullin e Kosoves duke shpresuar se kosova tri vite pas pavarsis eshte pjekur ne rrugetimin e saj drejt familjes Europiane. Ne Shqiptaret e Luginës se Preshevës shpresojm se ne agjenden e institucioneve te reja te Kosoves vend te posacem do te ze problemi i Lugines se Presheves ndihma e te cileve me se tepermi i duhet tash ne prag te bisedave mes  Prishtinës dhe Beogradit” thuhet në urimin e z.Naser Aziri nënkryetar i UDSH-së dërugar agjencisë sonë.

Sipas z.Aziri, shpresojm se konstituimin e institucioneve shteterore do ti le pas zenkat nderpartiake duke shpresuar ne unifikimin per ndertimin e metutjeshem te shtetit te Kosoves Presidenti i ri Kosovës  z.Pacolli dhe kreu i qeverisë së Kosovës z.Thaci duket se ka bashkuar edhe liderët e Kosovës Lindore në urimet dhe përgëzimet  e tyre me shpresë që ky unitet të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni