KAMBERI: Të kishte një kandidat shqiptar për president të Serbisë, do të dilnim në zgjedhje

INTERVISTË ME Z.SHAIP KAMBERIN, KYRETAR I KOMUNËS SË BUJANOCIT

„Bashkësia ndërkomëbtare ka në fokus të vazhdueshëm situatën në Luginë të Preshevës, përmes formatit joformal të ambasadorëve të quajtur « Miqtë e jugut » ajo përcjell gjendjen tek ne dhe qorton Beogradin për ndërmarrjen e masave konkrete. Serbia do të detyrohet të ndërmarrë hapa më serioz në përmisimin e gjendjes ekonomike dhe politike edhe ne Luginë të Preshevës..“ ka deklaruar z.Shaip Kamberi, kyretar i komunës së bujanocit në intervsitën dhënë agjencisë informative kombërtare „Presheva Jonë“

 

 

Presheva Jonë : z.Kamberi fillimisht cfarë mund të na thoni për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku ndiheni më të diskriminuar ?

 

 

Militarizimi serbë shqetëson jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët  investitorët e huaj

 

 

SHAIP KAMBERI: Pozita politike dhe ekonomike e shqiparëve të Luginës së Preshevës edhe më tej mbetet e pafavorshme, si pasojë e politikës diskriminuese të Beogradit në sferat e shumta të jetës. Të drejtat në arsim, në përdorim të lirë dhe zyrtarë të simboleve nacionale apo të drejtës në përdorim të gjuhës amtare e përcjellur me mungesë të perspektivës ekonomike paraqesin sferat e këtij diskriminimi shtetërorë. Veç kësaj, pasojat negative që sjell militarizimi i rajonit, posaçërisht në « frikësimin» e investitorëve potencial, apo edhe pengesat në qarkullim të lirë që po bëhen me polisat e sigurimeve, poashtu paraqesin elemente të keqësimit të pozitës së shqiptarëve.

 

 

Presheva Jonë: z.Kamberi  në Bujanoc, sikur edhe në Preshevë e Medvegjë ka nisur fushata për zgjedhjet e 6 majit.  PVD,  subjekti juaj në cka është i përqëndruar aktualisht?

 

 

SHAIP KAMBERI: Në zgjedhjet lokale, PVD, paraqitet me program konkret,  në të cilin janë përfshirë shumë lëmi jetike. Pozita politike, zhvillimi ekonomik lokal, agrobiznesi, infrastruktura, shënetësia, kultura dhe informimi, pozita e femrës dhe të rinjve si dhe mbrojtja e mjedisit janë lëmitë që përfshihen në programin tonë. Ne mendojmë se me një qeverisje transparente, të aftë, në të cilën nuk ka vend korrupsioni, siç kemi dëshmuar edhe deri më tani, mund ta bëjmë realitet këtë program.

 

 

Presheva Jonë:  Si cdo parti edhe ju keni filluar fushatën krah për krah me kolacionin katër partiak (PVD, UDSH, LPD dhe BDL.)  Në tubimet  e juaja cilat janë premtimet, apo objektivat e subjektit tuaj para elektoratit?

 

 

SHAIP KAMBERI: Si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato parlamentare, PVD, paraqitet me objektivat e Programit të vet. Ne premtojmë një politikë pramatike dhe realiste në çdo aspekt. Premtimi jonë është puna dhe djersa. Ne asnjëherë nuk kemi qenë idhtarë të politikës së fjalëve të mëdha e veprave të vogla.

 

 

 

Ekzistimi i shumë subjekteve politike në Luginë është pasojë e bajraktarizmit politik
Presheva Jonë:  Pas PVD-së dhe PDSH-së viteve të fundit në Luginën e  Preshevës kanë lindur shumë parti. Ky multipartiakizëm në një mjedis të vogël me shqiptarë janë hajr apo sherr.. A mund të  druhet  që si pasojë e divergjencave ndërshqiptarë të pësohet apo rrezikohet pushteti në Bujanoc nga serbët?

 

 

SHAIP KAMBERI:  Plotësisht pajtohemi se qeverisja shqiptare në në Bujanoc është objektiv prioritar, duke ditur që nuk mund të përjashtojmë edhe të tjerët nga bashkëqeverisja, por, për të arritur këtë qëllim, paraprakisht duhet që fushtata të jetë e ndershme.  Sa i përket ekzistimit të shumë partive, mendoj se skena politike në Luginë të Preshevës është kopje e skenës politke mbarëshqiptare dhe se skena jonë ndikohet prej zhvillimeve mbarëshqiptare. Sidoqoftë ekzistimi i shumë subjekteve është pasojë e bajraktarizmit politik.

 

 

Tirana dhe Prishtina gjithnjë kanë përkrahur politikën udhëheqëse të Bujanocit

 

Presheva Jonë:  Keni pasur takime me autoritete shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Prishtina dhe Tirana zyrtare sa janë të gatshme t’i kontribuojnë proceseve në Luginë ?

 

 

SHAIP KAMBERI:   Edhe Prishtina edhe Tirana janë përkrahës të politikës tonë aktuale. Sugjerimet e dy palëve janë që të kemi koordinim të vazhdueshëm dhe në nivelin më të lartë me miqtë ndërkombëtar, që ne edhe po e bëjmë.
Presheva Jonë: Nga takimi juj që patët ditë më parë me zv.kryeministrin Kuci, cfarë biseduat me të dhe keni trajtuar sigurisht edhe cështjen e  tarifave doganore ?

 

 

SHAIP KAMBERI: Me zv/kryeministrin Kuçi jam takuar disa herë, dhe ai në vazhdimësi ka shprehur interesimin e vet dhe të qeverisë së Kosovës për situatën në Luginë të Preshevë, posaçërisht në Bujanoc. Ekziston vullneti dhe dëshira e tyre për të ndihmuar rajonin, por, që në praktikë paraqiten pengesat për shkak të raporteve ekzistuese  të Kosovës me Serbinë. Megjithatë, kontributi i drejtpërdrejtë i Kosovës për rajonin tonë është Marrëveshja për njohjen e diplomavbe, ndërkohë, që nevojitet një kreativitet më i madh i qeverisë në Prishtinë për të tejkaluar edhe problemin e  polisave të sigurimeve. Poashtu, ne mendojmë se Prishtina duhet të insistojë në respektimin e reciprocitetit mes të drejtave të serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

 

 

 

Presheva Jonë  Serbia ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Si e komentoni ju këtë?

 

SHAIP KAMBERI: Apsolutisht si provokim i rëndë i Serbisë mbi integritetin e Kosovës, por, edhe cënim i paqës në rajon. Strukturat paralele janë burim i konflikteve, por, edhe i kontrabandës e korrupsionit. Mendoj që Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më serioze dhe të pengojë çfarëdo lloj zgjedhje serbe në Kosovë.

 

 

Presheva Jonë :  Po, në zgjedhjet presidenciale a do të dilni ju si parti ?

 

SHAIP KAMBERI:Ne marrim pjesë në ato zgjedhje ku kemi mundësi që të zgjedhim përfaqësuesit tanë nëpër instituicione. Qëllimi ynë është që luftën tonë politike ta zhvillojmë duke përdorur çfarëdo lloj mekanzimi politiko-juridik për përmirësimin e pozitës tonë prmes të zgjedhurve tanë. Prandaj, në zgjedhjet presidenciale as nuk kemi kandidat, as që shohim interes për të përkrahur ndonjërin. prtadnaj, sikur të kishte një kandidat shqiptarë për president të Serbisë, shqiptarët e Lujginës së Preshevës nuk do të kishin arësye t’i bojkotonin zgjedhjet presidenciale në Serbi.

 

 

Presheva Jonë: Jeni në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-të dhe komunitetin ndërkombëtare, me qëllim që të bëhet presioni mbi Beogradin, për të hequr dorë nga politika diskriminuese dhe antishqiptare ?

 

SHAIP KAMBERI: Bashkësia ndërkomëbtare ka në fokus të vazhdueshëm situatën në Luginë të Preshevës, përmes formatit joformal të ambasadorëve të quajtur « Miqtë e jugut » ajo përcjell gjendjen tek ne dhe sugjeron Beogradin për ndërmarrjen e masave konkrete. Fundja, hapja e fakultetit në Bujanoc është rezultat i këtyre sugjerimeve. Por, Bashkësia ndërkombëtare, në këto momente ka fokusuar ndikimin e vet ne bisedimet Prishtinë –Beograd. Mendoj, se duke relaksuar raportet mes dy shteteve, por, edhe në fazën e përmbushjes së obligimeve paraintegruese, Serbia do të detyrohet të ndërmarrë masa më konkrete edhe ne Luginë të Preshevës. Për ne zgjidhja afatgjate dhe e kënaqshme do të ishte reciprocitetit i të drejtave tona me ato të serbëve në Kosovë.


1 Komente

  1. Reshka18, April 18, 2012:

    krytear ifort je si guri,,,urime urime egzvsh postin 4 vjecar krytar i komunes shaip kamberi

Komentoni