kossvizzMustafa-Zbogar: Ditë e madhe për Kosovën

Prsihtine, 4 maj  –Ditë të madhe për Kosovën, e ka quajtur kryeministri i vendit Isa Mustafa, vendimin e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave

Mustafa pas takimit me përfaqësuesin e BE-së Samuel Zhbogar, i cili i ka dorëzuar atij propozimet e KE-së për liberalizim, tha se Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Mustafa: Ditë e madhe për Kosovën

“Për ne sot është një ditë e madhe. Ditë e madhe për Kosovën, për qytetarët e Republikën së Kosovës. Sepse rekomandimi i KE për liberalizimin vizave për Kosovën, është një vendim me rëndësi shumë dimensionale për vendin tonë. Sot kosovaret e dinë dhe ditën e afërt, se kur ata mund të lëvizin pa viza në vendet BE-së. Republika e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Ndërkaq për qytetarët dhe shtetin tonë, tashmë është hapur një perspektivë e fuqishme politike, ekonomike dhe demokratike. Me lejoni të shprehu bindjen ti me se arritja e këtij suksesi kulmor, është rezultat i përkushtimit të pa lëkundur të qytetarëve të Kosovës, për vlerat euro perëndimore. Një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme, pa punën e bërë të institucioneve të republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se kjo dëshmon dhe perspektiven e pakthyeshme euro- integruese të Kosovës.

SHPËRNDAJE