KFOR-i nis heqjen e barrikadave

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar aksionin për heqjen e barrikadave në veri të vendit dhe lirimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimit kufitar në Bërnjak.

http://www.botasot.info/img/lendohen8u.jpgZëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha REL-it se aksioni i forcave paqeruajtëse në veri të vendit deri më tash është zhvilluar me sukses.

“Ajo që mund të them është se operacioni ynë, deri më tash, ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki.

Ai konfirmoi se KFOR-i ka vënë kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.

“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat. Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Novicki.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës e vlerësuan si të qetë situatën dhe pa incidente që rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të sigurisë.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se, megjithatë, gjatë aksionit të forcave të KFOR-it, një grup serbësh lokalë të fshatit Jagnjenicë ka hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

“KFOR-i ka filluar operacionin e tij për largimin e barrikadave në Zupç, përkatësisht në afërsi të fshati Qabër, të cilin e ka bërë me sukses. Pastaj, ka bërë largimin e një kamioni, i cili i kishte bllokuar rrugën në fshatin Jagnjenicë dhe në këtë aspekt, kemi pasur reagim të disa banorëve serbë, kryesisht të protestuesve pranë barrikadës, të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të KFOR-it, me qëllim të parandalimit të veprimeve për largimin e këtyre barrikadave”.

“Por, kjo situatë është vënë shumë shpejt nën kontroll nga forcat e KFOR-it, të cilat kanë qenë krejtësisht të përgatitura për situata të tilla”, tha Hoti.

Ndryshe, zyra për informim e KFOR-it ka bërë të ditur se në fshatin Jagnjenicë janë lënduar lehtë 8 ushtarë të KFOR-it.

“Njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit”, thuhet nga Zyra për Informim e KFOR-it, ku potencohet se te gjithë ushtarë kanë marrë lëndime të lehta.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i serbëve në Leposaviq, Branko Niniq, i tha Radios Evropa e Lirë se për dallim nga ajo që ka ndodhur gjatë orëve të fundit në komunën e Zubin Potokut, KFOR-i nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për heqjen e barrikadave në komunën e Leposaviqit.

“Situata momentale në komunën e Leposaviqit është e qetë, por ekzistojnë tensione pas tentimeve të mbrëmshme të KFOR-it që të heqë barrikadat në komunën e Zubin Potokut. Ne presim që gjendja të ruhet e qetë”.

“Qytetarët janë mbledhur në një numër të madh dhe janë të vendosur të qëndrojnë dhe, para së gjithash, t’i tregojnë KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare se janë për një zgjidhje të qetë të problemit dhe se KFOR-i vetëm përmes marrëveshjeve mund t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Niniq.

Ai theksoi se serbët në veri kanë pranuar që të sigurohen kushtet që KFOR-i të lëvizë lirshëm për furnizimin e bazave të veta, por nuk kanë pranuar që këto kushte të vlejnë edhe për EULEX-in.

Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja pse bisedimet e djeshme të KFOR-it me përfaqësuesit serbë në veri rezultuan të pasuksesshme.

Kfor-i merr kontrollin

Situata në veri në këto momente kur po raportojmë vazhdon të jetë e qetë, por me potencial të tensionimit në çdo moment.

Burime të agjenscive kanë bërë të ditur se rreth mesditës ushtarët e KFOR-it kanë tërhequr telat gjemborë mes rrugës Jagnenicë-Çabër, duke krijuar në këtë mënyrë një pikëkontroll të tyre në këtë vend.

Sipas këtyre burimeve, rreth 50 qytetarë serbë, të cilët në një moment ishin përleshur me KFOR-in kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Zubin Potok.

Ndërkaq, kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq ka bërë thirje që popullata të qëndrojë e qetë dhe e bashkuar, si dhe të mos bie pre e provokimeve të ndryshme.

“Dy autobusë përplot me qytetarë kanë arritur nga veriu i Mitrovicës në përkrahje të banorëve të Kollashinit, duke përfshirë kryesisht gra dhe fëmijë”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se në komunën e Leposaviqit vërehet numër i shtuar i ushtarëve të KFOR-it, të cilë po transportohen përmes helikopterëve, ndërkohë që në kampin ushtarak “Nothing Hill”, është e gatshme e gjithë makineria dhe automjetet e blinduara të dedikuara për largimin e barrikadave, që nënkupton se një aksion i largimit të barrikadave nga ana e KFOR-it mund të fillojë çdo moment edhe nga kjo anë.

“Qytetarët po detyrohen nga krerët e strukturave paralele të dalin domosdoshmërisht në numër sa më të madh nëpër barrikada afër Leposaviqit, duke përfshirë këtu edhe të gjithë punëtorët e institucioneve të ndryshme në veri”, bëjnë të ditur burimet.

Lëndohen 25 serbë

Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit, 22 qytetarë serbë janë lënduar lehtrë, ndërkaq, 3 të tjerë rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

“Ata janë kuruar në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok”, ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë Borivoje Jakshiq, drejtor i kësaj shtëpije të shëndetit.

“Gjendja e të lënduarve është stabile. Ata kanë pësuar kryesisht lëndime të lehta trupore, të shkaktuara nga lotësjellësit dhe mburojat e ushtarëve. Lëndime të lehta kanë marrë kryesisht femrat, për shkak se kanë qenë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it”, tha Jakshiq.

Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it

10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton “ARTA TV”.

KFOR-i nis heqjen e barrikadave

Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.

“Ajo që mund të them është se operacioni ynë deri tash ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, i tha zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.

Ai konfirmoi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.

“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat”, tha Novicki, duke mos dhënë detaje se në cilat vende janë hequr ato.

“Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur që të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha Novicki.

Ai tha se që nga e shtuna, KFOR-i ka bërë të qartë se dëshiron liri të lëvizjes dhe “kjo është ajo që po arrihet sot”.

* * * * * *

Forcat e KFOR-it kanë filluar të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit operacionin e heqjes së barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.

Aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që shtë larguar barrikada a
fët Zupçit dhe në Jagenicë.

Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ektremistëve serbë, duke i hedhur ato në ara.

Diku 150 serbë thuhet se tentuan të parandalojnë ushtarët e KFOR-it në largimin e barrikadave në një nga rrugët kryesore që çon në pikën kufitare në Bërnjak.

Ata u shpërndanë pas lirimit të gazit lotsjellës.

Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe atyre të misionit të NATO-s lidhur me heqjen e barrikadave rezultuan të pasuksesshme të mërkurën.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një deklarate për media u kërkoi serbëve kosovarë të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s t’i shmanget përdorimit të dhunës.

“Liderët e serbëve lokalë do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe”, theksoi Tadiq.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni