Kim Kardashian dhe Kanye West duket se vërtet janë shumë të dashuruar. Rapper-i e provoi dashurin e tij pasi i dha asaj çelësat e makinës së tij Mercedes SLR McLaren, që kushton 500 mijë dollarë.

Këngëtari 34 vjeçar, që jeton në Nju Jork, e mban makinën luksoze në rezidencën e tij në Los Angelos.

Natyrisht Kim Kardashian është vetë e dhënë pas makinave. Në garazhin e saj ka një Range Rover, një Ferrari, një Bentley dhe një Rolls Royce Ghost.

Lidhja e çiftit po ecën me shpejtësi, ndërkohë që disa burime thonë se ata po flasin edhe për martesë.

SHPËRNDAJE