Ja qfarë na premton teknoligjia !

Janë të shumtë ata që pyesin se si do të jenë celularët në të ardhmen. Ne ju ofrojmë 5 koncepte, ato të cilësuarat si më të mirat nga “Design Week”:

Morph – Është një concept i prejektuar nga inxhinjerët e Nokias, ku mendohet të përdoret nanoteknologjia. Ky koncept ka një trup fleksibël, që do të thotë se mund të paloset dhe të mbahet në xhep, në dorë në formën e ores, apo edhe në qafë kur merr ngjyrën trasparente. Ky koncept i Nokias, përmes nanotech mund edhe të vetëpastrohet.

Window Phone – Një koncep i projektuar nga inxhinjeri Seunghan Song, që ka formën e një celulari normal por i gjithi në xham. Krahas opsioneve të tjera, ky concept mban në desktop të gjitha të dhënat e motit dhe axhendën tuaj personale. Ai mund të përdoret edhe si bllok shënimesh.

Cobalto – Është koncepti i celularëve për të ardhmen në teknologjinë 3D. i menduar i gjithi në xham, ky prototip ka një formë ovale, në mënyrë që të projektojë në 3D hartat ose objektet, kur ky model përdoret si navigator.

Visual Sound – Është një koncept i nga inxhinjeri Suhyun Kim, një pajisje e cila komandohet përmes zërit. Mund të shkruhet përmes zërti, mund të merrët në tëlëfon përmes tij, pra mund të bëhet gjithçka.

Natural Phone – Ndryshe quhet celulari i mjedisit. Sondazhet thonë se maksimumi i përdorimit të një celulari është dy vjet. Nisur nga kjo e dhënë, është ndërtuar edhe koncepti Natural Phone, i cili është projektuar që të biodegradojë pas kalimit të dy vjetëve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni