Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudulevic, ka thënë se misioni i BE-së mund të mbrojë dëshmitarët në hetimet për tregtinë e organeve në Kosovës, ndërsa ndihmësprokurori për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekaric ka vlerësuar se problemi qëndron në atmosferën në të cilën punon EULEX-i….

Prishtinë, 14 shkurt / AIK-Presheva Jone

Gjatë një interviste për radio KIM, Gudelevic ka thënë se EULEX ka besim të plotë në Njësinë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe se kjo njësi “tashmë ka dëshmuar se është e aftë që të merret me raste të ndjeshme dhe të profilit të lartë”.

Ndërsa zëvendësprokurori për krime lufte i Serbisë Bruno Vekaric për Televizion Most të Zveçanit ka thënë se nuk dyshon në profesionalizmin e EULEX-it, por me faktin se “personeli që punon me EULEX-in mund të japë informacione të dyshuarve të mundshëm”.

Vekaric dhe Guduleviq kanë reaguar në pohimet e Dick Martyt të dhëna në gazetën sllovene Delo, ku ka theksuar se në Kosovë janë vrarë disa dhjetëra njerëz, të cilët kanë dëshmuar për krime, dhe për këtë kanë heshtur të gjithë.

SHPËRNDAJE