Gruevski dhe Ahmeti, politikanët më të popullarizuar

Në kohën kur me të madhe po diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Instituti për hulumtime politike ka realizuar një anketë me qytetarë. Në pyetjen se nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, për cilin subjekt politik do të votoni 23,5 për qind e të anketuarve do të votoninn VMRO-DPMNE-në, 13 për qind LSDM-në, për BDI-në do të votonin 7 për qind, PDSH-në 3,2 për qind dhe 2 për qind për DR-në. Ndërkohë që 27,7 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votonin fare, dhe 20,8 për qind nuk kanë dhënë përgjigje.

Në pyetjen se në cilin politikan keni më tepër besim, për Nikolla Gruevskin janë shprehur 24,1 për qind , për kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski 9,2 për qind, atë të BDI-së Ali Ahmeti 6,9 për qind , për Menduh Thaçin 2,9 për qind , Imer Selmanin 2,2 për qind, ndërsa për Rufi Osmanin vetëm 1 për qind. Ndërkohë, që 38,3 për qind e të anketuarve nuk i besojnë asnjë politikani. Instituti për hulumtime politike në këtë anketë ka pyetur qytetarët edhe rreth bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës. 61,8 për qind e të anketuarve nuk e arsyetojnë bojkotin, ndërsa 26,4 për qind e arsyetojnë. Në pyetjen se a mendojnë që LSDM-ja duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme, përderisa të gjitha kërkesat e tyre pranohen përpos kërkesës për zhbllokimin e xhirollogarisë së TV A1, prej 66,7 për qind e të anketuarve 15,1 për qind vlerësojnë se nuk duhet LSDM të merr pjesë në zgjedhje, ndërsa 18,2 për qind nuk kanë dhënë përgjigje. Në pyetjen tjetër se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, 44,4 për qind e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje, kurse për VMRO-DPMNE-në janë shprehur 32,9 për qind , LSDM-në 13,4 për qind, për BDI-në 5,6 për qind, PDSH-në 1,7 për qind dhe DR-në 1 për qind . Instituti për hulumtime politike, anketën e ka realizuar në periudhën prej 25 deri 28 shkurt dhe në të kanë marrë pjesë 1100 anketues. Shkëlzen Aqifi

Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme, për cilën parti do të votonit?

VMRO-DPMNE 23.5 për qind

LSDM 13 për qind

BDI 7 për qind

PDSH 3.2 për qind

DR 2 për qind

Cilit politikan i besoni më tepër?

Nikolla Gruevski 24.1 për qind

Branko Cërvenkovski 9.2 për qind

Ali Ahmeti 6.9 për qind

Menduth Thaçi 2.9 për qind

Imer Selmani 2.2 për qind

Rufi Osmani 1 për qind

Sipas mendimit tuaj, kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

VMRO-DPMNE 32.9 për qind

LSDM 13.4 për qind

BDI 5.6 për qind

PDSH 1.7 për qind


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni