Gjermania përkrah FFK-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernest Rajhel, të martën, ka vizituar grupin e trajnerëve të futbollit të Kosovës, që është duke ndjekur trajnimin për licencën “C” të UEFA-s, në qendrën sportive “Katana” në Kastriot.
Në pritje të ambasadorit ishin edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Duke i përshëndetur krerët e FFK-së, trajnerët dhe instruktorin e FIFA-së, Johan Fige, ambasadori Rajhel, theksoi se shteti gjerman ashtu siç e ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat dhe të në të gjitha segmentet do të vazhdojë të ndihmojë edhe në të ardhmen. “Jam shumë i kënaqur që Federata gjermane po e ndihmon FFK-në dhe besoj se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit, i cili do të vazhdohet edhe me projekte tjera”, ka thënë Rajhel. Nga ana e tij Fadil Vokrri ka falënderuar ambasadorin gjerman për ndihmën e madhe që ka dhënë Gjermania për Kosovën dhe ka shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy federatave do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Ndërsa, instruktori i FIFA-s që po drejton ligjëratat për 30 trajnerë të futbollit, Johan Fige, është shprehur shumë i kënaqur jo vetëm me pritjen që i është bërë në FFK, por edhe me punën që po bëhet në këtë seminar. “Interesimi shumë i madh dhe niveli që po tregojnë trajnerët e futbollit të Kosovës është për lakmi. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunim edhe në të ardhmen duke rritur edhe nivelin e shkollimit”, ka është shprehur Fige.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni