Gjenden gazetarët e New York Times

Katër gazetarët e “New York Times”-it, të cilët janë raportuar të zhdukur në Libi, janë gjetur sot.

Gazeta tha se ata ishin kapur nga forcat besnike të Muamer Gadafit, ndërsa pritet të lirohen gjatë ditës.

E përditshmja amerikane tha se djali i Gadafit, Seid al-Islam, i ka dhënë informaconin gazetares Kristian Amanpur, në një intervistë për ABC News.

Redaksia e gazetës ka kontaktuar me katër reporterët për herë të fundit të martën, nga qyteti Axhdabia.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni