GËRVALLA: Riza Salihu nuk është vrasësi siq thotë Ibrahim Kelmendi

Vëllai i patriotëve Gërvalla, Hyseni, ka thënë se nuk ka ndonjë dëshmi apo fakt se Riza Salihu është autori i vrasjes së vëllezërve të tij

Prishtinë-  Familjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalles nuk u kanë bërë shumë përshtypje akuzat e rënda që ka bërë Ibrahim Kelmendi, në adresë të Riza Salihut.

Kelmendi në programin televiziv “Zona B” në Klan Kosova, ka thënë se Riza Salihu është i dyshuari kryesor në vrasjen e vëllezërve Gërvalla.

Madje vëllai i patriotëve Gërvalla, Hyseni, i ka quajtur “guxim të tepruar”, – deklaratat e Kelmendit, sipas të cilit, Riza Salihu nga Mushtitshti i Suharekës, ka gisht në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës në Gjermani.

Hysen Gërvalla, i cili jeton në Zvicër, ka thënë të martën për “Express” se nuk ka ndonjë dëshmi apo fakt se Riza Salihu është autori apo ka ndihmuar në vrasjen e vëllezërve të tij dhe shokut të tyre.

“Deklaratat e Ibrahim Kelmendit janë më tepër si guxim i tepruar. Ne si familje, deri më tani nuk kemi asnjë dëshmi apo diçka të ngjashme se Rizai ka gisht në vrasjen e tyre”, thotë Hysen Gërvalla nëpërmjet telefonit nga Zvicra.


1 Komente

  1. Topallari, March 14, 2012:

    HYSEN GËRVALLA DUHET ME U MARR ME LËVIZJET E XHAFER DURMISHIN PARA DHE PAS ATENTATIT

    Se UDB-a ka pas spiunet e vet në rrethin e Jusuf Gervalles kjo është e çart, sikur që është e çart se vrasjen e kanë krye jugosllavet e jo shqiptaret. Hetimet janë ngushtua në rrethin e ngushtë qe kanë veprua rreth Jusufit dhe tani më nuk duhet shume kohë që të zbulohen informatorët që e sjellën UDB-ën te dera e Jusuf Gervallës. Nese veretohen saktësisht se kush ishin informatorët, atëherë ata do të zbulojnë dorë vrasësit. Ibrahim Kelmendi është i dyshuari kryesor, por pas ti menjëherë vjen Xhafer Durmishi, pastaj të pastaj të tjerët nga ky rreth.

    Xhafer Durmishi nuk dallohet aspak prej Ibrahim Kelmendit, sepse ai shkon e vjen në Kosovë nga Gjermania dhe shkon prapë në Gjermani para e pas atentatit.

    Xhafer Durmishin kthehet në Kosove para atentatit, që të mos qëllon aty kur të kryhet krimi dhe pasi e informon UDB-a se u krye atentati ai kthehet në Gjermani. Xhafer Durmishi vet e pranon se e informon UDB-a se u krye atentati, sikur që e pranon edhe burgosjen e shokëve të Jusufit që Jusufi nga Gjermania i ka dërgua me materiale propagandistike në Slloveni me u takua dhe me ia dorëzua Xhafer Durmishit. Dyshohet se Xhafer Durmishi ata i ka denoncua te UDB-a dhe ata janë burgos. Pas atentatit në Stuttgart, Xhafer Durmishi nga Kosova kthehet në Stuttgart për të mos nxit dyshim të Familja Gërvalla se a i është denoncues. Por, Xhafer Durmishi edhe pas atentatit shkon e vjen në Kosove legalisht pa e trazuar askush.

    Kur Ibrahim Kelmendi e Xhafer Durmishi përjashtohen nga LPK, ata një kohë heshtin dhe para do kohe kanë fillua të shkruajnë shkrime dhe broshura private me të cilat vazhdojnë intrigat e veta të përpunuara keq në kuzhinat serbe kundër autoriteteve më të larta të LPK.

    Ibrahim Kelmendi e Xhafer Durmishi janë si je bagël e ndarë për gjysme nga rrota e kerrit. Dallimi mes tyre është se njeri është “0” e madhe e tjetri “o” e vogël. Njeri është sherr budalla që vepron nën dhe e tjetri vetëm budalla zhurmëmadh. Ibrahim Kelmendi vepron si derr i egër i tërbuar e Xhafer Durmishi vepron si dhelpra qe i ka marr bishti flak dhe me te do me ia vu botës zjarrin.

    Po ashtu është gënjeshtër ordinere pohimi i Ibrahim Kelmendit se ai është “themelues” i LPK e UÇK. Ibrahim Kelmendit jo se nuk ka marr pjese në themelimin e LPK e të UÇK por ai intensivisht ka veprua për shkatërrimin e LPK dhe mu për këtë se ka qen njeri shumë destruktiv UÇK e mbajt në distancë.

    Është gënjeshtër ordinere pohimi i Ibrahim Kelmendit se atentati i Stuttgartit është kryer nga Rizah Salihu. Kjo përpjekje e Ibrahim Kelmendit me e shfajësua UDB-ën serbe dëshmon çart në pjesëmarrjen e Ibrahim Kelmendit në skenarin e këtij atentati të regjimit jugosllav. Që Ibrahim Kelmendit mundohet t´a paraqes si “qërim hesapesh mes shqiptarëve”. Ibrahim Kelmendit Xhafer Durmishi vet po japin indikacione të fuqishme se i përkasin rrjetit të spiunëve të instaluar në emigracion nga UDB-a serbe e Pejës dhe Mitrovicës, të asaj kohe.

    Por, si po shihet nga intrigat e tyre të fundit po duket se UDB-a ka vendos qe t´i djeg pasi qe i ka shtrydhe derri në fund, ashtu si shtrydhen limonët e pastaj hedhen në mbeturina. Kështu, në mbeturina i vjen fundi çdo tradhtari.

Komentoni