Geci: Armend Zemaj e di kush e vrau Tahir Zemajn

 Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka thënë se e di kush e vrau ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn. Geci ka thënë se si dëshmi ka incizim dhe për këtë është i njoftuar se është në dijeni edhe nipi i Tahirit, Armend Zemaj, që aktualisht është deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Nipit të Tahir Zemës që është sot në Kuvend, unë ja kam dhanë incizimin se kush e ka vra Tahir Zemën, ai e di, dhe nuk guxon me qitë. I kam thanë publikojë burrë se mixhën ta kanë vra”, ka thënë Geci për 1st Channel.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni