Xhaka gjobitet me 1 milionë euro? Federata zvicerane përgënjeshtron lajmin !

“S’është vërtetë, është rrenë e skurpullt  e atyre mediave që paska shkruar se Xhaka është dënuar me atë shmë parash ?!..Granit Xhaka përkundrazi gëzon auritet dhe rrespekt të madh ndër Federatën tonë dhe ekipet tona në Zvicër si futbollist i shkëlqyeshëm, për cka ne krenohemi me të..”, ka deklaruar sot për agjencinë informaitve “Presheva jonë” z.Marco Phona, zëdhënës i FFS-së

 

Bernë, 14 shtator

 Duke “përfituar” nga situate e krijuar për shkak të rastit të humbur nga Granit Xhaka në ndeshjen përballë Shqipërisë, disa portale informative nxituan të raporton një lajm për gjobë ndaj lojtarit shqiptar. Në këtë faqe informative thuhej se “sipas gazetave zvicerane, Federata e Futbollit në Zvicër ka gjobitur Xhakën për shkak se u tregua pasiv pranë portës kundërshtare”.

Lidhur me një lajm të tillë ka ardhur edhe reagimi i Federatës zvicerane të futbollit. Zëdhënësi i saj, Marco Phona, ka thënë për “Presheva Jonë” se kjo nuk është e vërtetë.

“Jo, jo s’është vërtetë, është gënjeshtërt e pa skrupull  e atyre medieve që kanë shkruar se Xhaka është dënuar me atë shumë parash. Granit Xhaka përkundrazi gëzon autoritet dhe respekt të madh nga federata jonë dhe ekipet tona në Zvicër, si futbollist i shkëlqyeshëm, me të cilin krenohemi”, është shprehur Phona.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni