Në qytetin e Janinës në Greqi, janë regjistruar sot 2 aksidente të rënda me 6 viktima, mes tyre dhe shqiptarë. Aksidentet kanë ndodhur në rrugë të ndryshme, në një distancë të shkurtër kohore nga njëra tjetra.
Sipas mediave greke, aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Janinë-Artë, kur drejtuesi i njërit automjet, në tentativën për të parakaluar një kamion është përplasur me një automjet të dytë që po udhëtonte në krahun e kundërt.
Në këtë aksident të rëndë, kanë humbur jetën të dy drejtuesit e automjeteve, një shqiptar dhe një grek, ndërsa 4 pasagjerët e të dy automjeteve janë dërguar menjëherë në spital me plagë të rënda, ndërkohë që një 12 vjeçare ka humbur jetën pak orë më pas në spital.
Në aksidentin e dytë të rëndë, që ka ndodhur në aksin rrugor Janinë-Kozani, pak orë pas të parit, janë përplasur 2 automjete. Në këtë aksident kanë humbur jetën drejtuesi 23 vjeç dhe një grua 50 vjeçare, që të dy shtetas shqiptarë dhe një vajzë 2 vjeçare që ndodhej në makinën tjetër.

SHPËRNDAJE