Intervistë ekskluzive për “Presheva Jonë” me znj.Donika Kada-Bujupi, deputete dhe funksionare e lartë e AAK-së

« Për mospëfshirjen e Luginës së Preshevës në dialog dhe për cdo destabilitet në Kosovën Lindore përgjegjëse janë Beogradi dhe Prishtina zyrtare, sidomos kjo e fundit është dashur të kish pasur në konsideratë dhe gjenorizitet ndaj kësaj pjese të kombit tonë, sepse nga pala serbe nuk pritet një gjë e tillë…“ thote znj.Donika Kada në interistën dhënë agjencisë sonë e cila qysh tash bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë  i ka cilësuar si të dështuara për shkak pretendimeve të Beogradit ndaj Kosovës me synim të krijoj „Serbinë e Madhe“

Prishtinë, 17 mars / AIK-Presheva Jonë

Donika Kada-Bujupi është, deputete me re në parlamentin e Kosovës. Donika është funksinae e alertë e AAK-së dhe  kryetare e forumit të  gruas së kësaj partie,  flet ekskluzivisht për agjencinë tonë mbi situatën aktuale në Kosovës, për atë se sa ishin demokratike zgjedhjet e fundit në Kosovë, për qeverinë e Thacit. Ajo po ashtu flet edhe për cështjen shqiptare në Kosovën Lindore, për (mos) përfshirjen  e Luginës së Preshevës në dialogun e filluar në Bruksell mes Kosovës dhe Serbisë, për dënimet drakonike ndaj të rinjve të Presehvës..

“Presheva Jonë”: Zonja Kada, nisim bisën me një pyertje aktuale rreth arrestimeve të fundit në Koasovë të ish-luftëtarëve të UCK-së nga e ana e EULEX-it. Si i keni pritur keto aksione të reja ?

Donika KADA: Me mjaft keqardhje dhe ne padyshim jemi kundër ketyre arrestimeve,. Sepse siq  e dini UCK ka zhvilluar një luftë të pastër kundër një regjimi kriminal i cili kanoste për cfarosje  të një popullate të tërë në  vendin tonë. Kush dëshiron të arrestoj apo të bëjë propagandë se është duke punuar të nderrmerë aksione të tilla ndaj kriminelëve serbë në Veri të Mitorvicës të cilët për cdo ditë po kalojnë para hundëve të polcisë së Eulex-it.

Presheva Jone. Zonja kada, meqenëse vec sa jeni kthyer ngas SHBA-të, mund të na thoni fillimisht për qëllimin e kësaj vizite në Uashington ?

Donika KADA: Po me organizimin e programit të IVLP (International Leadership Program)  qëndrova ca ditë në Amerikë. Ky është një ndër programet më të avancuara të këtij lloji në SHBA, ku morën pjesë rreth 225 liderë, ndër ta edhe shumë kryetarë dhe kryeministra të vendeve të botës. Në kuadër të takimeve të shumta, që aptëm atje, delegacioni  është pritut  nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, me të cilët bashkëbiseduam rreth zhvillimeve në Kosovë. Nevoja e fuziqimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, u diskutua me theks të veçantë.

“Presheva Jonë”: Jemi deshmitare se zgjedhjet e fundit nuk ishin aq te lavdërueshme apo ashtu siq priteshin.. ndoshta kjo ndodhi si pasojë të një “pauze të imponuar” pas kaosit politik institucional. Pajtoheni ju me ketë ?

Donika KADA: Zgjedhjet e fundit ne Kosove ihsin plotë gabime dhe jo korrekte.  Sikur ne edhe nderkmbëtarët,.janë shrpehur me rezervë, madje edhe sot nje raport i Komsionit Evropian kritikon ato për parregullsi dhe se ato ishin  antidemoakrtike. Mund të themi se këto zgjedhje kanë dëmtuar rëndë imazhine Kosovës sepse se eshte rrespektuar kodi zgjedhor dhe se dyti edhe pse ishin zgjedhje te para te inisticioneve te Kosovës,, pas shpallejs së pavarësisë,  dmth pa pjesëmarrjen e  ndërkombëtarëve. Në vedn që të ndodhë e kundërta, të dëshmohet se ne mund dhe dimë të bëjmë shtet dhe organizohemi vetë. Por, zgjedhjet e fundit dëshmuan fatkeqësisht të kundërtën.

“Presheva Jonë”: Sot Kosova. Siq e tham pas një “pauze dhe kaosi politik” ka insitucionet e veta, qverinë dhe presidneitn. Mendoni se qeveria e re (sipas koalicionit PDK-AKR) do t’ia dal te përmisoj imazhi ne Kosovës dhe avancimin e procesve në drejtim të duhur ?

Donika KADA: Mendoj se në këtë  periudhë Kosova ka pasur njerëz edhe më kompetentë dhe autoritativë të qeverisë shtetitin e Kosovës, por  ata që fituan –fituan dhe zgjodhën për partnerë kë duan, konform ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Pra, PDK zgjodhi për partnerë  AKR dhe pakicat…kështu sot ne kemi një qeveri të pakicave qeveri kjo e cila nuk është pritur me ketë strkturë e cila nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe si e tillë mendoj se ajo është shumë e brishtë. Dhe unë nuk di si mund të avancojnë proceset në Kosovë, kur qeveria deri më tani ka ngecur shumë procese në Kosovë duke filluar nga papunësia apo lufta kundër korrucpionit e krimit të orgnaizuar. Ndërsas si mund të permisote  imazhi i vendit kur qeveritarët tanë kanë nevojë të përmsiojnë imazhin e vetë. Para, në rend të parë kjo qeveri duhet t’i kthehet vetvetes dhe të veproj në favor të qytetarëve dhe vendit, para interesave personale dhe partiake. Qeveria e Thaci hë për ha s ka kurrëfarë paltforme apo agjende për avancimin e rpocesve të mëtutjeshme në vendin tonë i rrethuar nga një sër sfidash…

“Presheva Jonë”: Mendoni se Raporti i dicka Marty ka humbur imazhine kosovës ashtu siq flitet ?

Donika KADA: Natyrisht se kam humbur imzahin e  Kosovës pamvarësish se raporti i Dick marty nuk është gjë pos një referat i përgatitur dhe i porositur nga qarqe të nydrshme antishiptare, që origjinënen e ka padyshim në Beograd e Moskë. Dhe konsideroj se askuzsh nuk mund të zhvleftësojë apo të marrë nepër këmbë luftëne drejtë të UCK-së aq më tepër ky Dick Marty për të cilin ketyre ditëve edhe Parlamenti Evropain dëshmoi se ai nuk eshtë serioz dhe dikush patjetër mund  të fshihet pas ketij raporti.për shkak se ai nuk është i gatshëm të dëshmojë raprtin e tij sigurisht të përgatitur nga ndokush, nëse vërtetë ai vetë e ka shkruar.  Fundja drejtësia herodokurdo do të dalë edhe pse raporti në fjalë ndoshta ka humbur për ca ditë imazhine Kosovës. Por ky raport duket se  do t’i dalin bumernernag kundër personlaiteti dhe kredibilitetit të tij, duke mos dashur të implikoj Zvicrën , por si përfaqësues i Këshillit evropian..

“Presheva Jonë”: Dilagu mes Kosovës dhe Serbisë ashtu siq filloi, filloi dhe ju ga AAK, tash cfarë prini nga ky proces ?

Donika KADA: Cdo dialog në favor të paqes serte i mireseardhur, por dilaogu i filluar i Koovës me serbët më duket paksa i dyshimt bazuar nga disa deklarata të liderëve serbë të cilët ketë dialog provojnë të transfreojnë nga ai teknik në politik dhe relaizimine apetiteve të tyre të kahmoptshme prtendimeve me  ndarjen e Kosovës, duke synuar krijimin e „Serbisë së Madhe“ dhe për ne  e kundërshtojmë cdo pëllëdmbi të cenimit të integritetit të shtetit tonë..Pradnaj për ne nga AAK keto bisedime mes Kosovës dhe Beogrdait nuk janë të përshatshme për momentin dhe vetëm është humbje kohe dhe dështim. Nuk mund të thuhet se në Breksell nisën për herë të parë keto negociata, ku sipas burimeve
tona ka pasur edhe më herët bisedime sekret me palën serbe nga kreu i PDK-së Hashim Thaci.

“Presheva Jonë”:  Kur jemi tek dilaogu, sikur faktori politik edhe ushtarak nga Lugina e Preshevës kanë shprehur gatishmërinë pëer të qenë pjesë e ketij procesi, por njoftimet nga Brukseli nuk janë në favor të kerkesave të tyre. Mospërfshirja evenrtuale e cështjes së Luginës së Preshevës në këtë dialog bashkë me burgosjet dhe diskriminim e të drejtave të shqiptarëve në këto vise janë shqetësime serioze të popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.  Cfarë ju mendoi rreth kësaj znj.Kada ?

Donika KADA: Unë shrpehi keqardhje për zhvillimet e e fundit në Kosovën lindre, sidomos me rastine burgosjeve me 101 vjet ndja tèe rinjve nga Presheva. Këto akte të dhunës dhe diskriminmit  nuk jnaëpër t’u habbitur që nderrmer nga ana e Serbisë. !eshtë për t’ua habitur kur Serbia lëshon dikë nga burgu e jo kur vret apo arreston, sepse në opinonin botëror politika  serbe është dëshmuar si vrasese dhe  shtypëse. Cështjen e Luginës së Preshevës unë e kam trajtuar edhe në seancëne fundit të paralamentit  të Kosovës  dedikuar bisedimeve të nisura mes Kosovës dhe Serbisë ku unë kam insiastuar që një nga pikat e këtyre bisedimeve  domosdoshmërisht të përfshihet edhe cështja e shqjptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nëse kerkohet  të përfshihet edhe cëshja e shqiptarëve të Luginë së Preshevës në procesin e dialogut apo nesë kerkohet fajtori në mosinkaudrimin e cështjes së problemit të Luginës së Preshevës ketë faj duhet kerkuart në Beograd dhe Prishtinë, ku kjo e fundit duhet të ket më shumë përgjegjësi, sepse një injorim i tillë është i pritur nga regjimi i Begradit . Prandaj ne nga AAK sa i përket zgjidhjes së cështjes së Luginës së Preshevës ne kerkojmë që të  rrespektohet parimi i reciprocitetit dhe ruajtjes së një balanici mes dy vendeve fqinje. Pra ate cka e fiton pakica serbe në Kosovë apo atë cfarë Beogradi e kerkon për serbët e Kosoves edhe ne nga Prishtina  kërkojmë, as më shumë, e as më pak edhe për shqiptarët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

SHPËRNDAJE