Diplomatët botëror për gjeneralin Mladic, për kiminelin Mladic, për "zidarin" Mladic..,

Ujku, kimet e ndërron por hujin jo..Pra si duket edhe ky serbi Mladic provoi ta nrrdrronte profesionin nga krimineli i prodhimit made in Serbia në “zidar” ?!..Por megjthatë u identifikua surrati i tij, fytyra e të cilit herë me flamur të Serbisë në krahror e herë në mes maskarave, e herë me mistri ndorë…ka pushtuar sot faqet e para në faqet e para.. Po cfarë thotë personalitet botëtore për arrestiminm e tij ?

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 27 maj/ AIK-Presheva Jonë

R.R student njëzet vjeqarë tregon se nuk mund të besoj se Millorad Kamaxhiq në të vërtet ka qenë Ratko Mlladiq,ne kemi punuar gjatë së bashku dhe unë ende jam në shok. Ai shpjegon për një medium serb se si ka punuar bashkë me personin më të kërkuar në botë. Kur R.R në mëngjes ka dëgjuar lajmin se është kapur i kërkuari Ratko Mlladiq,ai është ndier në shok dhe menjëher iu kanë rrotulluar kokës momente kur e ka ndar kafshatën me njeriun më të kërkuar në botë.

Reagime të personaliteteve botërore pas kapjes së kriminelit Mlladiq     
Qavoshoglu:  Kapja Mlladiqit,lajm i mrekullueshëm

Një lajm të mrekullueshëm e ka quajtur Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Qavoshoglu, arrestimin e Ratko Mlladiqit. Përmes një komunikate që i është dërguar mediave, Qavoshoglu e vlerëson informatën që është bërë e ditur nga autoritetet serbe është “një lajm i mrekullueshëm për të ardhmen e Serbisë, për ligjin dhe drejtësinë dhe luftën kundër mos-ndëshkimit”.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka inkurajuar autoritetet e Serbisë “që të mos kursejnë përpjekjet për arrestimin edhe të akuzuarit tjetër, Goran Hagjiq, ish lideri i serbëve të Kroacisë, dhe dërgimin e tij në Tribunalin e Hagës”.


Izetbegoviq: Me arrestimin e Mlladiqit,hidhet hap i rëndësishëm për të ardhmen

Arrestimi i Ratko Mlladiqit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Bosnjës, Serbisë dhe gjithë rajonit, ka thënë anëtari i presidencës tripalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
“Jam shumë i lumtur me vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Gjykatës së Hagës, e cila nuk ka hequr dorë për 15 vjet dhe ka qenë e gatshme të nxisë autoritetet e Serbisë për të bërë atë që bënë”, ka thënë Izetbegoviq. “Disa e konsiderojnë atë (Mlladiqin) si hero apo si hero kombëtar. Ai njeri ka qenë i gatshëm të urdhërojë vrasjen e mijëra burrave dhe djemve të pafajshëm, dhe pas asaj nuk ka qenë i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai është fshehur dhe ka lejuar të arrestohet në këtë mënyrë. Kjo është e rëndësishme për ata që e konsiderojnë hero, për të kuptuar se çfarë njeriu ishte gjenerali Mlladiq”, ka thënë Izetbegoviq.

Ban Ki Moon: Sot drejtësia po shkruan historinë

Arrestimi i Ratko Mlladiqit është një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun. Komisionari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se “Serbia ka dëshmuar se e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit në rajon”. “Drejtësia është e ngadalshme, por e arritshme”, tha kryeministri slloven, Borut Pahor, duke uruar Serbinë për kapjen e njeriut, i cili “ka qenë simbol i gjenocidit në Srebrenicë”. Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se “perspektiva evropiane për Serbinë tani është më e ndritshme se kurrë”.


Nicola Sarkozi: Ky është një lajm i madh

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili është nikoqir i Samitit të G8-ës, ka përshëndetur arrestimin e të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq. “Ky është një lajm i madh. Është një vendim i guximshëm i presidentit serb, si dhe një hap i rëndësishëm drejt integrimeve në Bashkimin Evropian, në të ardhmen e afërt. Fakti që Serbia ka arrestuar njërin nga të akuzuarit për krime lufte kundër njerëzimit, përbën një lajm vërtet të madh”, ka thënë Sarkozi.

Rodes: Le të transferohet Mlladiq

Reagimet nga e gjithë bota për arrestimin e, Ratko Mlladiqit, nuk kanë të ndalur. Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “e kënaqur” me arrestimin e Mlladiqit ndërsa duke reaguar për lajmin, Zëvendësi i Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-ve, Ben Rodes, dha këtë deklaratë. “Ne i përshëndesim autoritetet e Serbisë për suksesin e kësaj përpjekje shumë të rëndësishme. Ne presim transferimin e Mlladiqit në Tribunalin e Hagës. Lutjet dhe mendimet tona sot, megjithatë, janë me familjet e viktimave, të gjithë atyre njerëzve që kanë vuajtur dhunën dhe tiraninë e Mlladiqit. Dita e sotme, besoj se nënvizon se personat që shkaktojnë këtë lloj të krimeve patjetër i nënshtrohen drejtësisë”, vlerësojë Ben Rodes.

Barroso: Tadiqi e mbajti premtimin

Shumë i kënaqur me arrestimin e Ratko Mlladiqit është shprehur edhe, Presidenti i Komisionit Evropian, Maneul Barroso. Ai, gjatë një interviste dhënë BBC në Dovill të Francës ku po mbahet samiti i tetë shteteve më të industrializuara të botës, dha këtë deklaratë:”Ky është një lajm shumë i mirë. Unë isha saktësisht para një jave në Beograd. Kam pasur një bisedë të gjatë, shumë të thellë dhe të sinçert me Presidentin Tadiq dhe ai më premtoi se ai do të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta arrestuar Mlladiqin. Pra, kjo do të thotë se ai po e mban fjalën e tij ndërsa ne duhet besuar përkushtimin e Serbisë që të afrohet edhe më me Bashkimin Evropian”, vlerësojë Barroso

Nikoliq i shqetësuar,nesër duhet ti dalim para syve popullit

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se “është shumë i befasuar” me arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe se ky është një aksion, i cili mbase është përgatitur për një kohë të gjatë. “Presidenti i Serbisë me siguri dëshiron ta lumturojë kombin duke thënë se ka kryer edhe një punë, por që nesër partia jonë do të mbajë një takim të kryesisë dhe do të dalë me deklaratë. Ky nuk është momenti për çfarëdo reagimi partiak, por për reagim të kombit dhe shtetit”, u ka thënë Nikolliq gazetarëve në Kralevë.

Presidenca amerikane  e kënaqur për kapjen e Mlladiqit

Në vazhdën e reagimeve të shumta rreth lajmit se i shumë kërkuari për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mlladiq, është arrestuar sot, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni ka thënë vetëm se janë të “kënaqur” nga lajmi për arrestimin e Mlladiqit në Serbi.
Ky arrestim ka qenë një nga kushtet kyçe për suksesin e Serbisë në fushën e integrimit evropian.


Eshton: Të transferohet Mlladiqi në Hagë, pa vonesa

Shefja e Diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, e ka përshëndetur arrestimin e Ratko Mlladiqit, dhe ka thënë se transferimi i tij në Tribunalin e Hagës, duhet të bëhet pa vonesa.
Eshton bëri këtë deklaratë gjatë qëndrimit të saj në Beograd.

Shqipëria: Arrestimi i Mlladiqit,drejtësia në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet arrestimin në Serbi, të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugosllavi, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit, Ratko Mlladiç. “Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është
një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë. Ky është një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme, të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Shprehim besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Kuçi: Arrestimi i Mlladiqit, veprim i vonuar

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e kanë quajtur “veprim të vonuar” arrestimin e Ratko Mlladiqit nga autoritetet serbe. “…megjithatë, mund të them se është një simbolikë për vendet e ish-Jugosllavisë që ta kuptojnë si një qasje të re të Republikës së Serbisë dhe një pendim për krimet që u kanë bërë të tjerëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. “Është mbizotërim i drejtësisë ndërkombëtare përballë krimeve të kryera, në këtë rast do të thosha përfaqësuesve apo eksponentëve të politikës serbe. Kjo s’ka të bëjë me integrimet evropiane, por është një obligim ndërkombëtar”, ka theksuar Kuçi.

Familja e Mlladiqit në shok

Familja e Ratko Mlladiqit nuk kishin dijeni fare për operacionin i cili po kryhej ndaj kreut të familjes dhe krimit,por se me të marrë lajmin ata kanë qenë të shokuar, Vlenë të theksohet se i biri i Ratkos bashkë me nënën e tij,vitin e kaluar e kanë shpallur të vdekur Ratko Mlladiqin,duke thënë se me të nuk kanë pasur kontakte tash e shtatë vite.

Karl Bildt: Nuk dyshoja kurr në angazhimin e Tadiqit

Ministri i Jashtëm suedez,pas arrestimit të krykriminelit serb Ratko Mlladiq,në Tëitter ka shkruar “Ky është një lajm i madhë për gjithë botën,dhe mund tju them se unë personalisht kurr nuk kam dyshuar në angazhimin e presidentit serb për ta vendosur atë para ligjit “

Herman van Rompuy: Përgëzime për kapjen e Mlladiqit

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian,ka thënë se me këtë gjestë të madhë të cilin sot e ka bërë serbia tregon se ka vullnet dhe dëshirë për integrim në BE. Ai falemderon personlaisht edhe presidentin serb Boris Tadiq për angazhimin e tij,duke thënë se shpreson që transferimi i tij në Tribunalin e Hagës nuk do të vonoj.

Merkel: Kapja e Mlladiqit,lajm i mirë jo vetëm për Bosnën por edhe për Serbinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel,tha sot arrestimi i krykriminelit të ballkanit nuk është një lajm i mirë vetëm për Bosnën por edhe për gjithë Serbinë.
Kapja e Mlladiqit është një mundësi e mirë që të mund të kontriboj në paqen e Ballkanit.

Del Ponte: Dyert e serbisë të hapura

Ish kryeprokurorja e tribunalit të Hagës Carla Del Pont,ka thënë se tani pas kapjes së Mlladiqit shteti serb nuk ka as edhe një penges për integrimin e BE. Ajo shpreson gjithashtu që së shpejti Mlladiqi të transferohet në Hagë dhe së bashku  me Karaxhiqit të përfundojnë sa më shpejt procesin qyqësor

Italia  të ngazëllyer me lajmin

“Ky lajm është shumë i madhë dhe shpresëdhënës për paqen në rajo. Shpresojmë që së shpejti krimineli të dërgohet në Hagë dhe drejtësia më në fund të vije në vend“ ka thënë presidenti i Italisë Giorgio Napolitano. Nga Roma gjithashtu vjen gjithashtu mbështetje për serbinë duke,ku thuhet se ky lajm i hap shtetit serb rrugën drejt anëtarësimit për në BE

Britania të ngazëllyer me lajmin

Sekretari i Jashtëm britanik ëilliam Haig tha se arrestimi i Ratko Mlladiqit është një moment historik për europën e sidomos për ato vende të cilat janë të prekur nga krimet e kryekriminelit të europër gjatë viteve të fundit. Duke i ditur akuzat të cilat rëndojnë mbi të në Bosnë, shpresojmë që së shpejti ai të dorrëzohet në Tribunalin e Hagës dhe drejtësia të vije në vendin e vetë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni