Dëshmia e adoleshentes: Jemi zhveshur për Berlusconin

(AIK-Presheva Jone)


Një kërcimtare adoleshente e quajtur Karima El Mahroug, deklaron se është zhveshur para Kryeministrit Italian.

E ndërsa prokuroria akuzon Berlusconin se ka paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me 17 vjeçaren El Mahroug, adoleshentja ka zbuluar se edhe ajo së bashku me disa vajza të tjera nëpër festat e njohura “Bunga Bunga” të Silvio Berlusconit ishin të zhveshura për të tërhequr vëmendjen e Kryeministrit të Italisë.

Ajo deklaroi se, “Gjatë festave “Bunga Bunga” të gjitha vajzat ishin të zhveshura dhe unë kam pasur përshtypjen se që të gjitha tentonin ta joshnin Berlusconin për të bërë seks”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni