Darka 3 mijë euroshe e “Brangelina”

Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund t’i lejojnë vetes shumë lukse duke marrë parasysh se janë dy nga aktorët më të famshëm dhe që fitojnë më shumë në Hollivud.

Një nga këto lukse për të cilat po flasim është edhe një darkë ku çifti “Brangelina” ftoi miqtë më të afërt dhe harxhoi rreth 3 mijë euro!!!

Aktorët organizuan darkën në një restorant në Surrey, zonë ku po jetojnë për momentin.

Sipas ‘The Sun’, yjet e kinemasë porositën verë, shampanjë dhe të gjitha pjatat e menusë vetëm sa për t’i provuar.

Një burim theksoi për tabloidin britanik: “Punonjësit e restorantit nuk po i besonin syve kur panë duke hyrë Pitt dhe Jolie. Askush nuk i kishte lajmëruar.”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni