Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) ka reaguar të mërkurën për kalimet e disa anëtarëve të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). “Përkundër gënjeshtrave të individëve të cilët kanë fituar mandate në emër të partisë, se gjoja LDD e Prishtinës ka kaluar në LDK, në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDD-së të udhëhequr nga kryetari Nexhat Daci u konfirmua se LDD-ja qëndron më unike se kurrë dhe se rrena të tilla nuk mund ta lëkundin stabilitetin e saj”, thuhet në një njoftim të LDD-së.

 

Tutje në njoftimin e kësaj partie thuhet: “Kryesia e LDD-së, në takimin e rregullt të saj, përveç tjerash ka diskutuar edhe për aktualitetin politik në vend si dhe për aktivitetin e kryesisë së LDD-së, tash në prag të përsëritjes së procesit zgjedhor në tri komuna në tërësi dhe në dy komuna në dy qendra votimi.

 

Kryesia Qendrore e LDD-së ka kërkuar nga strukturat e saja që të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe obligimeve statutare ashtu sikurse deri më tani”.

SHPËRNDAJE