Cmimi OSCAR 2011 – Natalie Portman dhe Colin Firth

Ashtu siç pritej dhe të gjithë e kishin parashikuar filmi ” King of speech” (Fjalimi i mbretit), ka mbretëruar në shpërndarjen e edicionit të 83 të çmimeve Oscar, duke rrëmbyer 4 çmime.  Filmi mori çmimin për aktorin më të mirë protagonist, me Colin Firth, në rolin e mbretit. Toom Hooper, mori çmimin si regjizori më i mirë i filmit britanik, i cili rrëmbeu dhe çmimin për skenarin original për të mirë. ” Falenderoj aktorët e mi të mrekullueshëm, trekëndësihn, Colin Firth, Geoffrey Rush dhe veten, unë jam këtu vetëm sepse jeni ju ” ka deklaruar Hooper pas marrjes së çmimit.

“The social netowork”, filmi aq shumë i përfolur

Colin Firth, që e luan rolin e Mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi Çmimin Oskar për aktorin më të mirë. Mes shkëlqimit të një gruaje shtatzënë, Natali Portman , ka marrë çmimin si aktorja më e mirë protagonist, në filmin Black Swan. Portamn ka falenderuar, regjisorin e këtij filmi, dhe në veçanti korografin filmit, i cili përveçse i dhuroi dhe rolin më të bukur të jetës së saj, siç e cilësoi, ai, i dhuroi edhe një familje dhe dashurinë e jetës.  “The social netowork”, filmi aq shumë i përfolur lidhur me historinë e krijimit të një rrjeteve sociale më të përhapur Facebook, mori çmimin për skenarin më të mirë të përpunaur, filmin e përpunuar dhe për rezulatet më të mira. Si kandidatura për aktoren më të mirë ishin dhe Nikol Kidman, Anet Bening.


Melissa Leo dhe Christian Bale

Ndërsa si aktorja më e mirë jo protagonist është shpallur, Melisa Leo, në filmin ” The fighter” në rolin e një nëne. Ndërsa aktori më i mirë jo protagonist u shpall Christian Bale, nga po i njëjti film.  ” Inception”, filmi i cili eksploron në mendjen dhe ëndrrat e njeriut, fitoi katër çmime, duke përfshirë, për kinamografinë, muzikën e miksuar, muzikën e përpunuarm dhe efektet vizuale.  Filmi më i mirë u huaj u shpall danezi ” In a better world” ndërsa për çmimin më të mirë të animuar fitues doli “Toy story 3”, i cili mori gjithashtu edhe për muzikën më të mrë origjinale. Çmimi për filmin dokumentar më të mirë shkoi për ” Stranger No more”

Ky edicion i 83 të çmimeve Oscar, u prezantua nga James Franco dhe Anne Hathaway, duke sjellë një rigjenerim dhe një mënyrë të rinore të prezantimit. Oscar është gjithashtu një paradë e madhe fustanesh, ku ranë në sy, Natali Portman dhe aktorja e re 14-vjeçare. Mes të ftuarve të nderit, ishin Barbara Strezaind, Sandra Bullok, Kirk Douglas etj. Oscar Awadrs është ceremonia e ndarjes së çmimimeve në kinematografi, më e shumëpritur, dhe organizimi i saj është gjithmonë një eveniment.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni