Bugatti (416 km/h.) vec edhe flakrat edhe me fluture..

BUGATTI është në përgatitje superiore me 1.200 kuaj fuqi. Per 125 sekonda 100 km..Ose mbylli sytë e numëro deri 120 dhe nga Presheva,vec kur ta pash veten n’midis Prishtinës.Hajgare s’ka vlla me Bugattin

Dikur automjeti më i shpejtë në botë, Bugatti Veyron së shpejti ndërpritet së prodhuari, mirëpo duket se nuk do të na duhet të presim gjatë për të parë trashëguesin e tij.

Ani pse disa, sikurse shefi i McLarenit Ron Dennis, do të thonë se Veyron është një bërllok, megjithatë është fakt se bëhet fjalë për super-automjetin e parë serik i cili ke kaluar kufirin magjik të shpejtësisë prej 400 kilometrash në orë, e përkundër që sot ka modele edhe më të shpejta, të paktë janë ata aq të sofistikuar të cilët mund të shtyhen me 1.001 kuajt fuqi që ka ky Bugatti.

Për trashëguesin e Veyronit po spekulohet për një kohë tani, e në lidhje me këtë ka folur publikisht edhe ish drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Ferdinand Piëch, i cili në universitetin teknologjik vjenez ka zbuluar se Bugatti është në përgatitje të super Veyronit me 1.200 kuaj fuqi.

Se Bugatti W16 me katër turbo-mbushës është në gjendje të zhvillojë shumë më shumë se 1.001 kuaj fuqi nuk është kurrfarë fshehtësie, mirëpo mediet supozojnë se ai do të duhej të “dobësohej” për afro njëqind kilogramë për të arritur ndonjë të qindtë të sekondës më shpejt deri në njëqind kilometra në orë sesa 2.5 sekonda sa i ka tani, e po ashtu edhe shpejtësia maksimale më e madhe se 416 kilometra në orë, do të duhej të vendosin super Veyronin në vendin e parë të automjeteve më të shpejta në botë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni