Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 6 (paragrafi 4,1) dhe nenin 7 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr:

VENDIM

1. Z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

2. Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

3. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

SHPËRNDAJE