Bamir Topi,Presidenti i Republikës uroi sot të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2011.

(AIK-Presheva Jone)

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit renditi një sërë arritjesh të realizuara gjatë vitit që po lëmë pas, duke e vënë theksin tek liberalizimi i vizave.

“Viti 2010 ishte i rëndësishëm për vendin tonë, ajo që spikat është realizimi i ëndrrës së lëvizjes së lirë. Heqja e vizave do të shkruhet me gërma të arta në histori. Ajo u hoqi shqiptarëve izolimin e pamerituar”, ka deklaruar Topi. 

Kreu i shtetit i ka drejtuar edhe një mesazh politikës, duke i kërkuar që ajo të jetë më konstruktive. Ndërkohë që ka shprehur dëshirën e tij që viti 2011 të jetë viti i afrimit me Evropën. 

“Duke ju uruar Vitin e Ri, ftoj klasën politike që të ndërgjegjësohet më shumë për rolin që ka ndaj vendit dhe popullit të vetë. Le të jetë ky vit i ri viti i hapjes së integrimit në familjen evropiane”, është shprehur Topi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni