APEL: INVALIDËT DHE FAMILJET E DËSHMORËVE TË UCPMB-së KANË NEVOJË PËR NDIHMA

AIK « Presheva Jonë » kërkon nga pushteti lokal në Luginën e Preshevës që në muajin e festave, të Nëntorit, të themelojë urgjent javën e solideritetit me ish-luftëtarët e lirisë të emëruar : « UCPMB dje për ne, ne sot për UCPMB-në ». Për fillim të kësaj iniciative për t’u solidarizuar me invalidët dhe familjarët e dëshmorëve dhe ivalidëve të ish-luftëtarëve të UCPMB-së, agjencia « Presheva Jonë » do të dhuroj 1000 euro.

Preshevë, 2 nëntor/ AIK-Presheva Jonë

Kur Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ju desht ndihma ushtarake për t’i bërë ballë regjimit serbë, bijt dhe bijat tona veshën uniformën dhe si luftëtarë të këtyre trevave u tubuan pa hamendje dhe hezitim duke u radhitur në kolonat e gjata të ushtarëve të UCPMB-së për t’i dal zot vatanit. Prandaj edhe popullata, sidomos biznismen të njohur shqiptare qoftë në Luginë të Preshevës apo në Kosovë e perendim, kudo që veprojnë ata as kesäj ardhe nuk do t’ju mungoje solidaritei dhe mbështetja për familajarët e deshmorëve, invalideve dhe ish-luftëtarëve të UCPMB-së situata e të  cilëve është  drastike dhe  alarmante.

Këtë gjendje e ka paralajmeräur edhe z. Ramadan Ismaili. kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPBM-së. Drjetuesi i  OVL së UCPMB-së  përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve edhe këtë vit, si vite më parë, do të organizojë ndihma kushtuar familjarëve  të dëshmorëve, invalidëve të luftës si dhe ish- ushtarëve të UÇPBM-së gjendjen financiare të cilët e kanë të rëndë. « Shpresojmë se edhe sivjet, sikurse edhe viteve tjera, interesi dhe kontributi i Juaj nuk do të mungojë, pasi që të gjithë jeni të vetëdijshëm se në çfarë në gjendje jetojnë këto familje. Le të jetë kjo festë e Kurban Bajramit festë gëzimi për të gjitha familjet, qofshin të varfra apo të pasura, e kjo mund të bëhet vetëm përmes solidaritetit në mes veti. OVL-ja i ka zyrat e veta në Preshevë në hyrje të tregut të gjelbër si dhe në Bujanoc në rrugën që shpie për në Tërrnoc.. » ka deklaruar z.Ismajli drejtues  në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPBM-së.

Nëse ne viset tona organizohen lloj lloj manifestimesh qofshin të kulturës apo te biznesit, madje edhe mbërmje të muzkës e sefave të ndyrshne,  nuk do të ishte keq që pushtetarët lokalë apo ndonjë organizate joqeveritare t’i prijnë iniciativës së organizimit të një manifestimi  të tillë,  por me karakter solidarizues me ish-luftëtarët dhe familjarët e dëshmorëve të UCPMB-së,  kështu duke tehmeluar për shembull javën e solidaritetit për nderin e UCPMB-së me titull « UCPMB dje për ne, ne sot për UCPMB-në ». Strukturat politike të Luginës së Preshevës të cilat shpesh thirret plotë gojën mbi rolin dhe angazhimin ushatark të UCPMB-së në kohrat me të vështira të popullatës sonë, duhet përkrahur këtë propozim të Agjencisë Informative Kombëtare « Presheva Jonë »  e cila që në start të këtij aksioni të solidaritetit dhuron 1000 euro për familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UCPMB-së. 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni