Albin KURTI për "Presheva Jonë": Me denimet e fundit kundër shqiptarëve, vetë Beogradi po e pranon se Presheva s 'është Serbi !

EKSKLUZIVE: Albin KURTI  në inetrvistë ekskluzive për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” lidhur me  denimin prej 36.865 ditë burg nadj nëntë shqiptarëve,  fillimisht ai duke i dërguar keqardhje familjeve të burgosurve ne Preshevë, ka deklaruar se “Denimet e fundit ndaj te rinjëve shqiptarë në Preshevë, Serbia dëshmon qartë se ai popull dhe ajo tokë s’është e Serbisë dhe Beogradi këtë po bën ndaj jush në Preshevë, për shkak se nuk po mundt ta bëjë sot në shtetin e Kosovës…” Prandaj, lideri i VETVENDOSJES në vazhdim të bisedës për agjencinë tonë pohon se “këto dënime janë revanshizëm i Serbisë në pamunësi që të vazhdonte ende dhunën dhe terrorin ndaj shqiptrëve në Kosovë dhe kundër pamvarësisë së Kosovës..”

Prishtinë, 22 janar / AIK – Presheva Jonë

 Verdikti i gjykatës serbe në Beograd duke dënuar nëntë shqiptarë të Kosovës Lindore me 36.865 ditë heqje lire ka shkaktuar indinjatë dhe reagime të ashpër edhe ndër shqiptarët dhe liderët edhe jashta kufijve të Kosovës Lindore. Këto shqetësime dhe preokupime se situata në rajon mund tè radikaliozhet pas ketij provokimi nga Serbie me denime paushalle dhe të montuara, e ka shprehur për AIK “Presheva Jonë” edhe njeriu numër një i VETVENDOSJES Albin Kurti, njeriu më i popullarizuar në Kosovë dhe ndër shqiptarët. Se si e ka pritur lajmin e ashtuquajturit verdikt te nje gjkykate serbe në Beograd duke u thirur ne emër të “krimeve të luftës” ka dhënë dënime drakonike për nëntë shiptarë nga Presheva me 101 vjet burg, z.Albin Kurti vetënm tri orë pas këtij vendimi serb, ai për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” ka deklaruar se “gjykata e Lartë e Serbisë në Beograd dënoi me 101 vjet burg 9 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, 8 prej të cilëve në mungesë. Ata u dënua me spe ishin shqipatrë dhe mu pse ishin  pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Të 9 ushtarët e UÇK-së kishin ardhë nga Lugina e Preshevës për t’i mbrojtur tokat e atdheut të tyre gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Të rinjtë preshevarë janë viktimë e asaj që Serbia sot s’po mundë ta bëjë në Republikën e  Kosovës!

Unë dhe organi që drejtoj VETËVENDOSJA e dënon ashpër ketë politikë të terrorit antishqiptar serb, si dhe shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me politikën indiferente zyrtare të Kosovës karshi këtyre ngjarjeve” thotë z.kurti duke shprehur keqardhje fnailjeve të të dèenuarve në Preshvë.

Sipas ldierit kosovar Albin Kurti ” jemi deshmor ne dhe ndërkombëtarët se pas luftës në Kosovë, në vend që të ishim ne që ishim të sulmuar, të masakruar, të dëbuar e të rrëmbyer, ata që imponojmë drejtësi e zhdëmtim nga Serbia, kjo e fundit ishte ajo që Kosovën e copëtoi, e sulmoi, ia dogji kufijtë dhe po e mban peng me strukturat e veta paralele. Këtë strategji të Serbisë e mirëkuptoi dhe e lehtësoi me tolerancën e vet sidomos politika zyrtare e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un. Kjo politikë e mbrapshtë i ktheu shqiptarët në kriminelë, kurse Serbinë në viktimë…”

Sipas Kurtit, clirimtarët u burgosën, ata u barazuan me kriminelët serbë. UÇK-ja u çarmatos, në vend që të çarmatosej ushtria e Milosheviqit. Shumë luftëtarë mbetën pa punë dhe me ndihma sociale. Krimet e luftës të shkaktuara nga serbët u mbyllën nga UNMIK-u, kurse shqiptarët vazhduan të dënohen nga gjykatat serbe. “Serbia na i vrau gratë e fëmijët, djeig shtëpitë, sjaktërroi shiokklata,  xhamitë dhe kishat duke  rrënuar ekonominë dukie bërë petsin dhe spastrime etnike.. ndërsa pas luftës na shet mallra cka i kthene mbrapa nga Rusia e Ukraina dhe na e gjykon pavarësinë nëpër gjykata ndërkombëtare. Serbia na e ndau Preshëvën  sikur dje Kosovën dhe tash po tenton të pastroi etnikisht veriun dhe Medvegjën dhe në çdo veprim të saj ajo është mirëkuptuar nga politikanët e pushtetit. Asnjë qeveri e deritashme e Kosovës nuk ka ndryshuar në raport me Serbinë. neve na nevouiten liderë nacinalistë, na neviotenqeveritar qe përkujdesen për integritetine e vendit dhe jo lojal…” ka deklaruar në fund për Agjencinë Kombëtare “Presheva Jonë”



Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni