102 Haxhilerët nga Lugina e Preshevës të gatshëm për në Qabe. Sot ka shkuar grupa e parë prej 16 vetash

Përmes Bashkësisësë Islame sivjet shkojnë 48 haxhilerë nga Presheva dhe Bujanoca, ndërsa të tjerët përmes BIPBM apo edhe me autobus privat..Dmth edhe sivjet, sikur vite me parë haxhilerët shkojnë në Mekke ashtu kush si  mundet apo thënë, kush më lirë e kush ma mirë..Kryesorja  në Haxh  me shku dhe ishalla shëndosh e mirë e Allahu ju bëftë kabull !

 Preshevë, 19 tetor / AIK-Presheva Jonë

Si cdo vit edhe sivjet shërbimit të shkuarjes në Haxh-Mekke në vendin e shenjtë në Qabe ju kanë përgjigjur një numër i madh i madhë i haxhilerëve edhe nga Lugina e Preshevës. Agjancia informative „Presheva Jonë“  nga njoftimet e mbledhura nga zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, asaj të Bashkësive Islame të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (BIPBM) ka mësuar se numri i haxhilerëve të rinjë sivjet nga komunat tona kap shifrën prej 102 persnova.

Burimet e ngjajshme njoftojnë se shumica e haxhilerëve nga Lugina e Preshvës janë të përcaktuar të shkojnë në haxh përmes Bashkësise Islame të Kosovës.  Nga Bujanoca që shkojnë në haxh përmes BIK janë 30, ndërsa nga Presheva 18. Kurse përmes BIPBM janë 38 sish, ku një grup  prej tyre nga 16  haxhiler  sot veq janë nisur me autobus, ndërsa të tjrët (22) do të nisen më 26 tetor,  ka njoftuar sot agjencinë tonë profesor Sevdail Jakupi, imam i Xhamise së Madhe në Preshevë. Do shtuar se edhe një grup tjetër që tubon kryesisht haxhilerë të tri komunave Bujanoc, Medvegjë e Preshevë janë nisur me autobus privat. Dmth edhe sivjet, sikur vite me parë haxhilerët shkojnë në haxh ashtu kush si  mundet apo thënë, kush më lirë e kush ma mirë..Kryesorja  në Haxh  me shku dhe ishalla shëndosh e mirë e Allahu ju bëftë kabull !


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni