Paris Saint-Germain ka dërguar një letër në UEFA. Kampioni i Francës është ankuar se është dëmtuar rëndë nga gjyqtari, Deniz Aytekin në ndeshjen ndaj Barcelonës
Paris Saint-Germain nuk po mund ta pranoj ende eliminimin nga Liga e Kampioneve pas humbjes nga Barcelona, me rezultat 6:1.
Ekipi nga Franca po insiston se në këtë takim është dëmtuar rëndë nga gjyqtari Deniz Aytekin, shkruan Goal.com, përcjell Express.
Paris Saint-Germain ka dërguar një letër në UEFA kundër gjyqtarit gjermano – turk. Në këtë letër ekipi nga Parisi ka përmendur dy raste në të cilat është dëmtuar.
PSG pretendon se ndërhyrja e Javier Mascheranos në Angel Di Marian, kur rezultati ishte 3:1, ka qenë penallti e pastër.
Kurse, sipas PSG-së, Aytekin i ka fal një penallti Barcelonës në rastin e rrëzimit të Luis Suedezit, kur rezultati ishte 4:1, pa u prekur fare. Kështu, PSG ka kërkuar nga UEFA që ta dënoj Aytekin