Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka deklaruar se  nuk mund të komentojë asgjë lidhur me rastin.  Ndërsa,  Policia e Kosovës, ka thënë se  i ka bërë publike veprimet e saja, duke përfshirë arrestimin e personave të dyshuar dhe sekuestrimin e dëshmive relevante që ndërlidhen me rastin.  “Policia e Kosovës komfor hetimeve dhe vlerësimeve të saja, në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë lidhur me rastin ne fjalë do të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Bota sot: AKI-ja dhe Policia nuk e mohojnë “vrasjen” e Kryeministrit Isa Mustafa

Atentanti ndaj avokatit, Azem Vllasi, ka përfunduar me një histori triller me tradhtarë,  grupe dhe vrasje. Në emrat e personave që u tha se ishte planifikuar për t’u vrarë rezultonte edhe Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me drejtues të tjerë të shtetit.

 

Sipas mediave, personi që plagosi Azem Vllasin ua ka pranuar hetuesve se ka shkuar për ta vrarë atë si tradhtar të kombit. Madje, ai gjatë marrjes në pyetje ka menduar se e ka vrarë avokatin. Pos kësaj, Jashari ka shtuar se ekziston një grup pas tij që ka shtrirje në Zvicër, Kosovë e Maqedoni.

Sipas tij, ky grup ka një listë të emrave që i cilësojnë si tradhtarë. Në mesin e tyre ka zyrtarë të lartë të shtetit, ndërkohë që mësohet se është përmendur edhe emri i kryeministrit Isa Mustafa, madje Jashari ka thënë se për këtë të fundit kanë blerë edhe një snajper.

Ndërkohë që organet e drejtësisë, kanë lejuar që të dalin në dritë këto informacione, njohësit e çështjeve politike e juridike, vlerësojnë se organet e rendit dhe shërbimi i intelegjencës janë ato që duhet të merren urgjentisht me çështjen e kësaj natyre.  Pyetja shtrohet sa janë të  sigurtë Kryemin istri Mustafa dhe zyrtarët e tjerë të përmendur , se janë në shënjestër për  t’u vrarë.  Zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, pa dashur të japë më shumë informata në lidhje me rastin, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë  fare.

SHPËRNDAJE