Zvicra e shqiptarëve ka barazuar në mes të Londrës me Anglinë. Pavarësisht se skuadra helvetike udhëhoqi 0-2, vendasit u kthyen shpejt duke barazuar rezultatin, i cili edhe ishte epilogu përfundimtar i takimit. Titullarë tek Zvicra u paraqitën tre shqiptarët, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka, të cilët treguan lojë të mirë, e veçmas dyshja Shaqiri – Xhaka në pjesën e parë.
Golat për Zvicrën i shënoi Barnetta, një në min. e 32 e golin e dytë në 35′. Anglia u kthye përmes mesfushorit Lampard i cili ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 37. Në minutën e 51 e barazoi rezultatin, Young. Behrami u ndëshkua me karton të verdhë. E në fushë pos tre shqiptarëve në pjesën e parë, u paraqitën edhe Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi. Pas kësaj xhiroje, Anglia është në vendin e parë në grupin G me 11 pikë, në grupin e dytë është Mal i Zi me 10 pikë, një ndeshje më pak ndërsa në vendin e tretë, Zvicra me 5 pikë.