Ratko Mlladiqin e kanë dërguar në spital të burgut të Hagës pasi atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, i ka thënë agjencisë Reuters avokati i tij  Aleksandar Aleksiq.

Scheveningen, 2 qershor

Ai do të duhej të premten të paraqitet para Gjykatës dhe të deklarohet për (pa) fajësinë e tij, por siç bëhet e ditur, ai do të kërkojë 30 ditë shtyrje për të studiuar aktakuzën. Për arsye të problemeve gjyqësore ekziston mundësia që ai nesër të mos paraqitet fare para trupit gjykues, raporton Reuters.
Lideri i Partisë Komuniste ruse, Genadij Zjuganov sot është futur në rrethin e adhuruesve të të akuzuarit serb për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Sipas tij, “Mlladiq është legjendë e rezistencës kundër intervenimit të Perëndimit dhe vasalëve të tyre në Ballkan”.
Sipas komunistit rus, gjasat e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE janë shumë të vogla, sepse qe një kohë të gjatë Serbia “është shënjestër armiqësore e perëndimorëve për shkak të rrënjëve të saj sllave dhe ortodokse”.
Partia Komuniste është partia e dytë politike më e madhe në Rusi, kurse lideri i saj
Zjuganov ka kandiduar y herë për president. Herën e parë ka humbur nga jelcinim kurse herën e dytë nga Putini.
Zjuganov angazhohet për dominim politik të Rusisë në Serbi. Njësoj egër siç ka reaguar për arrestimin dhe ekstradimin e Mladiqit në hagë, ai ka reaguar edhe ndaj shpalles së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, “çështja e Kosovës është eksperiment në të cilin do të tregohet vendosmëria dhe aftësia e udhëheqjes ruse për të mbrojtur interesat dhe politikën e vet”.

SHPËRNDAJE