Basketbollistët e Sigal Prishtinës janë stolisur me titullin e më të mirit në kampionatin e Kosovës, pasi të shtunën mbrëma mposhti lehtë dhe bindshëm skuadrën e Pejës me rezultat 104:70.

Në këtë mënyrë Prishtina ka fituar titullin e gjashtë rresht të kampionit.

Sigal Prishtina kishte fituar edhe dy takimet e para të serisë finale dhe pa ndonjë vështirësi të madhe erdhi deri te titulli i tetë i pasluftës.

Vendësit dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Lojtari më i mirë te “bardh-e-kaltrit” ishte Fahri Breca me 15 pikë të shënuara, ndërsa në radhët e pejanëve u shqua Valdet Grapci me 14.

Skuadra e Pejës në këtë ndeshje luajti pa Samir Shaptahoviq dhe Xhastin Dobins, për shkak të lëndimeve.

SHPËRNDAJE