Të dielën, jo për herë të parë një ndeshje të madhe, Mesut Ozil u zhduk plotësisht.
Tottenham mundi Arsenalin 2-0 në derbin final të Londrës në ‘White Hart Lane’ dhe në të vërtetë mund të kishte qenë një humbje shumë më e thellë, po të mos ishte Petr Cech.
Ozil mund të ketë luajtur mjaft dobët në humbjen e Arsenalit ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut të dielën, por ai përsëri mbetet një nga pikat kyçe në ekipin e tij.
Në humbjen ndaj Tottenhamit, Ozil parakaloi Paul Pogban në krye të tabelës së Premier Ligës, sa i përket pasimeve të kompletuara në pjesën e kundërshtarit.
Pasimet e kompletuara ne gjysmën e fushës së kundërshtarit:
Siç tregojnë të dhënat e mësipërme, Mesut Ozil ka kaluar Pogban në fundjavë për t’u bërë lojtari me më së shumti pasime në gjysmën e fushës të kundërshtarit, me një numër prëj 1,227 pasimeve.
Gjermani është i mirë poashtu edhe në saktësi kur e pason topin, pasi të dhënat e mësipërme tregojnë se ai kë kompletuar 85,6% të pasimeve të tentuara në gjysmën e fushës të kundërshtarit. Një përqindje kjo më e mirë se e Pogbas (82,1%) , Eden Hazard (83,7%) dhe Christian Eriksen (78%) .
Të gjitha pasimet e kompletuara në Premier League këtë sezon:
Përsosmëria e Ozilit demonstrohet edhe kur bëhet krahasimi i pasimeve të tij, me lojtarët më të mirë të pasimeve në ligë.
Nga pesëmbëdhjetë lojtarë që kanë përfunduar më së shumti pasime këtë vit, Ozil është i njëmbëdhjeti me 1533 pasime.
Sidoqoftë, ai tejkalon rivalët e tij nga një këndvështrim duke shikuar përqindjen se sa prej topave të tij kanë përfunduar në pjesën e fushës së kundërshtarit.
Siç tregojnë të dhënat e mësipërme të pasimeve të Ozil, 80% e tyre ishin në gjysmën e fushës të kundërshtarit. Vetëm David Silva dhe Paul Pogba i afrohen afër, Silva me 73,4% dhe Pogba me 66,8%.
Këto të dhëna janë nga EA SPORTS, partneri kryesor i Premier Leagues.