Preshevë, Dobrosin, 3 maj  -Pas deklaratave “bombë” te kryterait te krahinës së Preshevës Jonuz Musliut ne agjencine e lajmeve “Preshevas Jonë” se “bashkimi i Shqiperise me Kosovën do të ishte i pakuptime pa Preshevën” dhe se “bashkimi i Lugines me Kosoven, nuk do te thote Shqiperi e Madhe pa Nishin” ka cuar peshë Serbinë. cka ish-drejori i SHP te UCPMB-së Jonuz Musliu eshte bëre për ta “patate e nxehte” as, as…dhe jo vetëm per ta. por edhe per disa liderë nga Presheva.

 

Ja pse lideret e Preshevës nuk guxojne t’i komentojnë dklaratat e Musliut për bashkimin e Presheves me Kosovën ?

Pse kryetarja e Preshevës nuk don të komentojë deklarat e Musliut për bashkimin e Preshevës me Kosovën?.. ishte kjo pyetja e gazetareve shqiptar dhe serbe sot drejtuar kryetares se re te Preshevës, pas takimit te saj me  komesarin e qeverise serbe Zoran Stankovic ne Luginë i cili sot qëndroi ne Preshevë.

Te njejten pyetje ekipi gazetareve te agjencise se lajmeve “Presheva jonë” pas ketij takimi Stankovic-Sinani ju ka bere edhe qytetarëve te Preshevës.

Shumica  e tyre kane dhene këtë pergjigjie se “kryterja e Preshevës, sikur edhe lideret tjere te afërt me Boegradin,  nuk guxojne të komentojkne, kritikojnë apo perkrahin deklaratat e Jonuz Musliut, ish-drejorit te SHP te UCPMB-së , sepse ata kane frike nga UCPMB.  Vec kesaj keta lidere nese do t’i pëkrhanin deklaratat e Musliut, kane frike po ashtui se do t’i prishin raportet me Serbinë..” Këto i kan konfirmuar edhe disa analiste nga Lugina, sipas te cileve “liderët e Preshevës gjenden ne nje situatë, siq thonë,  “hyp se t’vrara, zhdryp se t’vrava. Kupto, sa kane frike nga Beogradi po aq edhe nga UCPMB..”

Duket se pos frikes nga UCPMB-së, nje droje e kane edhe nga organiazata “Syri të Popullit” ne  listën  se ciles per likudim jane edhe 5  nga Presheva Riza Halimi,  Ragmi Mustafa, Shqiperim Arifi etj..në mesin e  30 emra te perosonaliteteve te ndryshme, kanë raportuar mediat kosovare.

Sinani pas distancimit nga deklarat e Musliut, ajo në vazhdim nga gazetaret eshte pyetur edhe se kush eshte presidenti yt ? e cila as ketu nuk eshte pergjigjur, te cilen pergjigjie Musliu ja kishte dhënë Beogradit dite me pare se “presidenti im eshte Edi Rama”.  Ne vazhdim Ardita Sinani ne serbisht ka thënë për Musliun se “ai nuk është kolegu im. Ai është kretar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, dhe unë jam kryetar i komunës së Preshevës..”  (“On nije moj kolega. On je predsednik Nacionalnog saveta Albanaca i predsednik Skupštine opštine Bujanovac, a ja sam predsednica opštine Preševo.“), transmeton “Presheva jonë”

Ndryshe, kryetari i KKSH-së Jonuz Mulsiu sot ne Prishtinë eshte takuar  me  Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës, veçanërisht rreth implementimit të mëtutjeshëm të memorandumit që MKRS-ja ka nënshkruar me KKSH-në

Lidhur me viziten e Zoran Stankovic ne Luginen e Preshevës z.Musliu për “Presheva Jonë” ka thëne në Prishtinë se “ka boll atje kush te takon me qeveritaret serbë. Jemi lödhur me kopallat e Beogradit. Nga ta ska gje vetëm fjalë e premtime. Ndryshe Lguina e Preshevës nuk do të ishte ne kete hall ku gjendet sot, vendi diskriminuar dhe i varfur në Evropë. ”

 

KOMANDANTI I UCPMB NGA DORBOSINI SHEFKET HASANI: SERBIA DUKET SE NUK E KA NDERMEND TE ZGJIDH PROBLEMET ME  DIALOG ME  SHQIPTARET E PRESHEVËS,  DON ME NAJ NXJERR TESHAT E PALUTA NGA RAFTI !

Njeri nga komandantet e Ushtrise shqiptare te Lugines se Preshevës nga Dobrosini Shefket Hasani ka pohuar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “UCPMB eshte gjalle! Kete e dine sikur serbet po ashtu edhe disa liderë shqiptarë ne Preshevë dhe me jav mbush me lamsha atyre nuk guxon kush t’i refuzojnë apo te komentojne deklaratat e Jonuz Musliut i cili keto ditë shkudi Serbinë se Presheva i takon Kosovës!  Fundja ai nuk e kërkoi  as Kralevën e as Nishin, por ato cka i takojnë Kosoves. Ketë vullnet e ka shprehur edhe populli shqiptar ne Referendumin e 1-2 marsit te vitit 1992! Distancimi i liderëve nga Presheva me deklaratat e Musliut flet qarte se ata e pranoje Serbine si shtetin e tyre, duke ecur mbi gjakun e dëshmoreve te cilet dihet pse e dhane jetën! Nëse ne i kemi lënë uniformën e UCPMB-së, ato ne nuk i kemi djegur për tane jetën, por i kemi paluar ne raft dhe si i kemi hequr ashtu edhe mud t’i veshim…”

 

“Ne ish-luftëtarët, vetaranët e UCPMB-së që kemi lënë pushkët tash e sa vite, duke i dhënë  përparësi dialogut ne kërkojmë nga Serbia të  ndal turrrin, të ndal politikën e saj diskriminuese dhe mos të na e imponon sërish atë më të keqen që nuk e duam ne dhe sigurisht as populli serbë, t’i kapim armët, sepse teshat i kemi ende pale në raft”, thotë Komandant Hasani.

« Kur dialogu nuk funksionon, vetëm pushka mund t’i zgjidh problemet, ka pohuar Komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani për agjencinë e lajmeve „Presheva Jonë“ të cilë deklarata më pastaj e transmetuar mediat botërore ..(Dobrosin, Commander Hasani, UCPMB: “When dialogue doesn’t work only arms can resolve the problems.”)

 

SHPËRNDAJE