(FC Besa Hallen-Fussball-Turnier 2017)

Më 28 dhe 29 janar KF “BESA”, organizoi turnirin tradicional në “Futsal” i cili u mbajt në palestrën sportive “Schönenwegen” në St. Gallen, të Zvicrës. Në këtë turnir dyditor, KF “MFV”, fitoi vendin e parë, ndërsa në vendin e dytë u rreshtua
KF “LEO & AS Carrosserien”.

Turniri dimëror që e organizon për çdo vit KF “BESA” në St. Gallen, padyshim është njëri nga turnirët më tradicionale i cili ka edhe traditën e vet. Natyrisht, ky organizim është njëri prej turnirëve më të mira, në futbollin të vogël, (Futsal), i cili për një çerek shekulli, e ka krijuar traditën e vet, kurse rreth vetes, po mbledh ekipe dhe sportdashës të cilët bashkërisht, qytetit St. Gallen të Zvicrës, po i japin epitetin e vendit ku shqiptarët janë shembulli i mirë, qoftë për lojëra sportive, e qoftë edhe për veprimtari të tjera.

 

Të rinjtë e KF “MFV”, përmes penalltive, sivjet fituan finalen kundrejt KF “LEO&AS Carrosserien“, në një lojë shumë të mirë. E ky synim për ekipet finaliste, që lanë mbrapa më shumë se 52 ekipe të tjera, ishte sukses, sepse për gjatë këtyre dy ditëve kanë zhvilluar gara duke bërë lojëra të mrekullueshme. Këto ekipe kryesisht ishin nga Kantoni
St. Gallen, si dhe disa të tjera, edhe nga kantonet përreth, ndërsa përbërja e ekipeve kryesisht dominohej nga shqiptarët, ndonëse ka pasur edhe ekipe, por edhe lojtar të nacionaliteteve të tjera, të cilët tashmë shoqërimin me shqiptarët e kanë përditshmëri. Shumë sish luajnë me pasion edhe brenda klubeve futbollistike që dominohen nga shqiptarët, por ka edhe lojtar të tjerë që garojnë nëpër liga lokale e kantonale, ndërsa ardhja e tyre në këtë turnir, është një pasqyrë reale se komuniteti ynë shihet i integruar mirë dhe për lojëra tërheqëse.

 

Ky turnir, tashmë tradicional, që organizohet gjithmonë nga KF “BESA”, tashmë ka zgjuar një interesim të madh. Sidomos frekuentohet nga të rinjtë, të cilët edhe ashtu janë pjesëmarrës sportiv nëpër klube shqiptare që vazhdojnë garat nëpër ligat lokale e kantonale, ose janë lojtar të Klubeve dhe ekipeve zvicerane, por që vijnë rregullisht në “Turnirin Dimëror”, që e organizon KF “BESA”. Por ardhja në këtë turnir i ka edhe disa anë sekondare, sepse disa sish bartin bluza e veshje sportive me simbole kombëtare, bartin bluza, shalle dhe simbole të tjera dalluese të cilat kryesisht e bëjnë pamjen e turnirit, tamam si të ishte një ngjarje festive, në të cilët përveç sportit defilojnë të rinj, të cilët pothuajse që nga fëmijëria, janë pjesë e KF “BESA” në St. Gallen.
Qamilj Çekaj, zëdhënës për media, tha se sivjet në “Turnirin Dimëror 2017”, marrin pjesë 54 ekipe, të cilat kanë shfaqur interesimin e tyre për të qen pjesë e këtij festivali sportiv. E theksova festival sepse atmosfera është e tillë, ndërsa përgjatë dy ditëve në këtë sallë kanë defiluar rreth 600 sportist, dhe mbi 1000 shikues të tjerë, të cilët me pjesëmarrjen e tyre kanë ngjallur atmosferën e cila përjetohet si të ishte një festival sportiv, përkatësisht sikur të ishte një spektakël sportiv, i cili ngjanë me spektaklet e mëdha artistike.
E kjo gjë është arritur në saje të punës dhe angazhimit të stafit drejtues, në saje të disiplinës sportive që kanë ekipet, në saje të ekipeve të kuzhinës dhe shërbyesve të tjerë të cilët të gjitha punët i bëjnë falas, ndërsa me fitimet që dalin nga shitja e ushqimeve dhe pijeve, plotësojmë të ardhurat për KF “BESA”, e cila ka mbijetuar një çerek shekulli, duke i bashkuar dhe afruar shqiptarët e këtij qyteti, të kantonit dhe vendeve përreth. Të defilojnë gjithë këta sportist, kurse dyfishi i tyre janë edhe shikuesit e rregullt, e të mos ndodhë asnjë ekses, flet ma së mirë për kulturën e bashkatdhetarëve, për integrimin e tyre. Edhe drejtuesit e shkollës dhe të qytetit, kanë fjalë miradije, për ekipet dhe organizimin e shqiptarëve, sidomos në fushën e sportit ka cilësi e vlera që kanë shënuar edhe arritje të mëdha, të cilat jo vetëm që respektohen e vlerësohen, por Zvicra sot krenohet me futbollistët shqiptarë, andaj edhe ne krenohemi me këtë gjeneratë, tha pos të tjerash, zëdhënësi i KF “BESA”, zotëri Qamil Çekaj.
Ndërsa kryetari i KF “BESA”, Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën MUKI, tha se “Turniri Dimëror 2017”, ka shënuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Vetëm pjesëmarrja e mbi pesëdhjete ekipeve flet mjaftë, ndërsa numri i shikuesve nga viti në vit po shkon duke u rritur dhe masivizuar, çka na bënë të ndjehemi krenar me gjithë këtë përkrahje. KF “BESA”, është duke i zhvilluar garat në Ligen e III-të Zvicerane, tha ai, kurse sezonin e kemi mbyllur duke u pozicionuar në vendin e dytë. Sivjet kemi pasur përforcime, vazhdoi rrëfimin e tij kryetari i Klubit Muhamet Krasniqi – Muki, andaj ne po synojmë vendin e parë dhe kalimin në Ligen e II-të. Këto përpjekje lidhen edhe me një shpërblim që duam t’ua bëjmë dashamirëve të klubit, i cili sivjet feston 25 Vjetorin e themelimit. Mund të them me bindjen e plotë se Klubi i ka tejkaluar

SHPËRNDAJE