Shaqiri: Mbaja foton e Lionel Messit në dhomëFutbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka treguar se ylli argjentinas, Lionel Messi, ka qenë idhull i tij kur ishte adoleshent.

Në një intervistë me Schweizer-illustrierte.ch, Shaqiri ka rrëfyer shumë momente nga jeta e tij. Ka thënë se mbante një poster të Lionel Messit në dhomën e tij.

I pyetur se si dukej dhoma e gjumit të Shaqirit kur ai ishte 16-vjeç, gjilanasi është përgjigjur: “E ndaja dhomën me vëllezërit e mijë. Në mur vendosja postere të yjeve të futbollit si Lionel Messi”.

Shaqiri më tutje në intervistën e tij me gazetën zvicerane ka deklaruar se gjëja që më së shumti i pëlqen në Zvicër, është ushqimi i nënës së tij.

“Është suhqimi i nënës time. Veçanarisht kur ajo gatuan ushqime shqiptare”, është shprehur reprezentuesi i Zvicrës.

SHPËRNDAJE