Marko Djuric ka thënë se kanë argumente që pranimin e Kosovës në UEFA ta dërgojnë në gjykatën e Luzanës.

dj_1462286835-8486610Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka insistuar se ata nuk do të dorëzohen pavarësisht pranimit të Kosovës në UEFA.

Ai tha se mos ndryshimi i statutit, i cili nuk lejon që një shtet t’i bashkohet UEFA’s pa qenë anëtare e OKB’së, është argument i mjaftueshëm për ta dërguar në gjykatën e Lozanës.

“Ne kemi humbur luftën pavarësisht mos ndryshimit të statutit, i cili nuk pranon anëtarë pa qenë pjesë e OKB’së. Ky është një argument i rëndësishëm për ta dërguar në gjykatën e Luzanës”, tha Djuric gjatë një konference për media.

SHPËRNDAJE