PRESHEVË, 3 maj -Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjevic sot me ne diten e pranimit te Kooves ne UEFA ka zbarkuar me forcat serbe ne vendbanimet shiptare ne Bujanoc, rrespektivisht në ne ish -bazen e UCPMB-së ne Dorborisn. duke se ky eshte “urimi ” i Serbise ndaj vendit fqinje të Kosovës, me rastin e pranimit te saj ne UEFA, shkruan agjencia elajemeve “Presheva Jonë”
Zona e sigurisë mes Republikes se Kosovës dhe asaj te Serbisë është e gjatë 382 kilometra dhe e gjërë 5 kilometra, per t ecilen do të “perkujdest” ushtria serbe. Kurse lideret e Lugines se Preshvës kane kerkuar vazhdimisht demilitarizimin e zones, prezencen e te cileve e konsiderojn e provokim dhe frikesim te qytetarëve, presion indirekt për te leshuar vendbanimet shqiptare nga brezi kufitar Serbi -Kosovë.
Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviv gjatë vizitës së tij në vijën administrative me Kosovën, ka biseduar me pjestarët e ushtrisë serbe të angazhuar në bazën Dobrosin në bazen ushtarake Tashlak të Bujanocit.
“Jemi bindur se edhe sot ushtria është e gatshme të kryej detyrat e saj në linjën admininstrative..” ka thënë nder tjera ministri serb Gjorgjevic paar se te largohet nga Dobrosini.
“Vizita e ministrit te mbrojtjes Zoran Gjorgjevic në Dorbrosin, bashke me inistalimin e forcave te medha ushtarake ne vendabanimet shqiptare ne brezin kuifitare Serbi-Kosovë eshte provokim për ne, sidomos per fëmijet tane qe ne oret e hershme apo ne mbremje shkojne e kthehen ne shkollë..” kane thene sot qytetarër e kytyre zonmave për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë”